Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikime për bursa mobiliteti për studime për studentët e nivelit Bachelor dhe Master, për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027 pranë Universitetit Pamukkale në Turqi.
Universiteti pritës: Universiteti Pamukkale (Turqi) [https://www.pau.edu.tr/pau/en]
Lloji i mobilitetit: Shkëmbim studentësh për studime
Nivelet e aplikimit: Bachelor dhe Master
Kohëzgjatja: 1 semestër (15 Shkurt 2027 – 18 Qershor 2027)
Katalogu i lëndëve/programeve: Konsultoni kalendarin dhe programet akademike KËTU.
Bursa mujore: 850 EUR/muaj;
Kostot e udhëtimit: 309 EUR;
Tarifat e shkollimit: Studentët përfitues përjashtohen nga çdo tarifë shkollimi në universitetin pritës (vazhdojnë të paguajnë vetëm tarifat e zakonshme të studimit/regjistrimit në UT).
CV;
Kopje e pasaportës;
Vërtetim studenti (në shqip dhe i përkthyer zyrtarisht në anglisht ose turqisht);
Listë notash (në shqip dhe e përkthyer zyrtarisht në anglisht ose turqisht; studentët Master duhet të dorëzojnë edhe listën e notave të nivelit Bachelor);
Letër motivimi (në anglisht ose turqisht, në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
Certifikatë e gjuhës së huaj (anglisht ose turqisht, minimalisht niveli B1, në varësi të gjuhës së programit);
Formulari i aplikimit (Application Form): Shkarko KËTU;
Learning Agreement:
Shënim: Dokumenti përcakton lëndët që do të ndiqni në universitetin pritës (Tabela A) dhe njohjen e tyre në UT (Tabela B). Aplikanti duhet të plotësojë seksionin "Before the Mobility" duke përzgjedhur lëndë të përafërta me semestrin e dytë në UT. Dokumenti firmoset nga aplikanti, koordinatori akademik i departamentit, koordinatori i fakultetit dhe Koordinatori Institucional i Erasmus+ në Rektorat.
Formati i "Learning Agreement" mund të shkarkohet KËTU.
Aplikantët duhet të dorëzojnë dosjen e plotë të dokumenteve:
Fizikisht (dorazi): Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë;
Elektronikisht: Të skanuara përmes postës elektronike në adresën: iro@unitir.edu.al.
Afati i fundit për aplikim: 20 Nëntor 2026, ora 10:00.
Për çdo pyetje apo informacion shtesë, mund të kontaktoni Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .