Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikime për bursa mobiliteti për studime për studentët e nivelit Bachelor dhe Master, për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027 pranë Universitetit të Huelvas në Spanjë.
Universiteti pritës: Universiteti i Huelvas (Spanjë) [http://www.uhu.es/index.php]
Lloji i mobilitetit: Shkëmbim studentësh për studime
Nivelet e aplikimit: Bachelor dhe Master
Kohëzgjatja: 5 muaj
Katalogu i programeve / lëndëve: Konsultoni ofertën akademike KËTU.
Materiale ndihmëse:
Bursa mujore: 850 EUR/muaj;
Kostot e udhëtimit: 395 EUR;
Tarifat e shkollimit: Studentët përfitues përjashtohen nga çdo tarifë shkollimi në universitetin pritës (vazhdojnë të paguajnë vetëm tarifat e zakonshme në UT);
Grant shtesë: Për studentët që u përkasin grupeve në nevojë ose me nevoja të veçanta ofrohet grant shtesë dhe kanë përparësi në përzgjedhje (duhet të dorëzohet dokumentacioni shoqërues).
CV (në gjuhën angleze ose spanjolle);
Kopje e pasaportës;
Vërtetim studenti (në shqip dhe i përkthyer zyrtarisht në anglisht/spanjisht);
Listë notash (në shqip dhe e përkthyer zyrtarisht në anglisht/spanjisht; studentët Master duhet të dorëzojnë listën e notave Master dhe Bachelor);
Letër Motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle);
Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli minimal B2 në Anglisht ose Spanjisht);
Learning Agreement:
Shënim: Dokumenti përcakton lëndët që do të ndiqni në universitetin pritës (Tabela A) dhe njohjen e tyre në UT (Tabela B). Aplikanti duhet të plotësojë seksionin "Before the mobility" me lëndë të përafërta me ato të fakultetit të tij. Dokumenti firmoset nga aplikanti, koordinatori i departamentit, koordinatori i fakultetit dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+.
Formati i "Learning Agreement" mund të shkarkohet KËTU.
Dokumentacion shoqërues (vetëm për aplikantët që kërkojnë grantin shtesë për grupet në nevojë).
Aplikantët duhet të dorëzojnë dosjen e plotë të dokumenteve:
Fizikisht (dorazi): Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë;
Elektronikisht: Të skanuara në adresën e e-mail-it: iro@unitir.edu.al.
Afati i fundit për aplikim: 16 Nëntor 2026, ora 10:00.
Për pyetje apo sqarime shtesë, mund të kontaktoni në: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .