Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Kırşehir Ahi Evran, në Turqi


🎯Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Kırşehir Ahi Evran, në Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026. https://www.ahievran.edu.tr/en/

📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:

▫Shkëmbimin e studentëve për studime;

📌Nivelet e mobilitetit për studentët:

▫Bachelor;

📌Kohëzgjatja e bursave:

▫1 semestër;

Studentët e nivelit bachelor duhet të kenë minimalisht një mesatare 2.2 / 4.

📌Fushat e studimit:

▫Ekonomiks;

▫Manaxhim dhe Administrim;

▫Literaturë dhe Linguistikë;

▫Histori dhe Arkeologji;

▫Gjeografi;

▫Matematikë;

▫Shkenca politike.

👉Për më shumë informacion referohuni linkut: https://ahisinav.ahievran.edu.tr/ https://obs.ahievran.edu.tr/oibs/bologna/index.aspx?lang=en

📌Bursat përfshijnë:

▫Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

▫Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

👉Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link: http://ec.europa.eu/.../erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

▫CV (në gjuhën angleze / turke, në varësi të gjuhës në të cilën do të kryhet shkëmbimi);

▫Kopje e Pasaportës;

▫Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose turke);

▫Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose turke);

▫Letër Motivimi në gjuhën angleze / turke;

▫Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht / Turqisht);

▫*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit, duhet të veprojë po njësoj me firmosjen në pjesën “During mobility”.

👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/.../Learning-Agreement-Studente...

📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:

▫CV (në gjuhën angleze / turke, në varësi të gjuhës në të cilën do të kryhet shkëmbimi);

▫Kopje e Pasaportës;

▫Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

▫Diplomë Bachelor;

▫Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

▫Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

▫Letër motivimi (në gjuhën angleze ose turke në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

▫Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht / Turqisht);

▫Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit, duhet të veprojë po njësoj me firmosjen në pjesën “During mobility”.

👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/.../Learning-Agreement-Studente...

🇮Afati për aplikim: 11 Korrik 2025.

📃Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

😀Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

The faculty of History and Philology - all rights reserved