Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. https://www.aegean.gr/
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Master;
PhD.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për traineeship;
Kohëzgjatja e bursave:
2 - 3 muaj;
Fushat e studimit:
Shkenca natyre;
Gjeografi;
Biologji dhe shkencat e saj;
Shkenca Sociale;
Administrim biznesi;
Për t’u njohur me fushat e traineeship klikoni në adresat: https://erasmus.aegean.gr/en https://erasmus.aegean.gr/en/node/82
Bursat përfshijnë:
Kompensimin mujor (850 EUR në muaj, ndërsa për një periudhë nga 5 deri në 30 ditë studenti merr për mbështetje individuale 70 €/ditë për 14 ditët e para dhe 50 € në ditë për ditët në vijim, deri në 30 ditë);
Kostot e udhëtimit (275 Euro)
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
CV;
Kopje e Pasaportës;
Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);
Diplomë (fotokopje);
Letër motivimi;
Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);
Certifikatë e gjuhës së huaj;
Afati për aplikim: 05 Shkurt 2026, ora 10:00.
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .