30.5.2025

Hapet thirrja për aplikime në Universitetin e Almerias në Spanjë, për stafin me kohë të plotë dhe studentët e Universitetit të Tiranës, për të marrë pjesë në “UAL’s Erasmus+ Summer School 25”!


Kohëzgjatja:

  • ▫1 – 4 javë (datat 30 qershor – 25 korrik 2025)
Për më shumë informacion lidhur me kurset e ofruara, rimbursimin dhe detajet e shkollës verore:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
  • ▫CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze;
  • ▫Kopje e Pasaportës;
  • ▫Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • ▫Vërtetim punësimi;
  • ▫Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet).
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor / Master / PhD:
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Lista e notave për nivelin aktual dhe të mëparshëm të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht);
  • Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht);
  • Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B1).
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Afati për aplikim: 03 Qershor 2025
Për më shumë informacion mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!


Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

The faculty of History and Philology - all rights reserved