17.11.2026

Hapet thirrja e dytë për bursa Erasmus+ për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni


Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes së dytë për aplikime për bursa mobiliteti për studime për studentët e nivelit Bachelor dhe Master, për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027 pranë Universitetit Jan Kochanowski në Kielce, Poloni.

Detajet e Mobilitetit

Mbështetja Financiare dhe Tarifat

  • Bursa mujore: 800 EUR/muaj për studentët;

  • Kostot e udhëtimit: Mbulohen nga universiteti pritës në vlerën 275 EUR;

  • Tarifat e shkollimit: Studentët përfitues përjashtohen nga çdo tarifë shkollimi në universitetin pritës (vazhdojnë të paguajnë vetëm tarifat e zakonshme të studimit/regjistrimit në UT).

Dokumentet e Nevojshme për Aplikim

Për studentët e nivelit Bachelor:

  1. CV;
  2. Kopje e pasaportës;
  3. Vërtetim studenti (në shqip dhe i përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);
  4. Listë notash (në shqip dhe e përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);
  5. Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
  6. Learning Agreement (Shkarko formatin KËTU).

Për studentët e nivelit Master:

  1. CV;
  2. Kopje e pasaportës;
  3. Vërtetim studenti (në shqip dhe i përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);
  4. Diplomë Bachelor;
  5. Listë notash Bachelor (në shqip dhe e përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);
  6. Listë notash Master (në shqip dhe e përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);
  7. Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
  8. Learning Agreement (Shkarko formatin KËTU).

Shënim mbi Learning Agreement: Dokumenti përcakton lëndët që do të ndiqni në universitetin pritës (Tabela A) dhe njohjen e tyre në UT (Tabela B). Aplikanti duhet të plotësojë seksionin "Before the mobility" me lëndë të njëjta me ato të semestrit të dytë në fakultetin e tij. Dokumenti firmoset fillimisht nga aplikanti, nga koordinatori në departament, koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+.

Procedura dhe Afati i Aplikimit

Aplikantët duhet të dorëzojnë dosjen e plotë të dokumenteve:

  • Fizikisht (dorazi): Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë;

  • Elektronikisht: Të skanuara në adresën e e-mail-it: iro@unitir.edu.al.

Afati i fundit për aplikim: 23 Nëntor 2026, ora 10:00.

Për pyetje apo sqarime shtesë, mund të kontaktoni në: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!


Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

The Faculty of History and Philology - All rights reserved