31.7.2026

HAPET THIRRJA E 4-TË ERASMUS+ | UNIVERSITETI JAN KOCHANOWSKI, POLONI


Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes së katërt për bursa mobiliteti për studime në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027!

? Detajet e Mobilitetit

?Nivelet e studimit: Bachelor (1 semestër) dhe Master (1 semestër).

?Përfitimet financiare:

o Kompensim mujor prej 800 EUR/muaj.

o Mbulim i kostove të udhëtimit prej 275 EUR.

o Pa asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës.

? Kërkesat & Dokumentet e Aplikimit

1??Kriteri gjuhësor: Certifikatë e gjuhës angleze në nivelin B2.

2??Dokumentet kryesore për Bachelor: CV, kopje pasaporte, vërtetim studenti dhe listë notash (të përkthyera zyrtarisht në anglisht), si dhe formulari Learning Agreement.

3??Dokumentet shtesë për Master: Diplomë Bachelor dhe listë notash e nivelit Bachelor (të përkthyera në anglisht).

? Afati dhe Mënyra e Aplikimit

? Afati i fundit: 07 Gusht 2026, ora 10:00.

? Mënyra e dorëzimit: Dokumentet duhet të dorëzohen dorazi pranë Rektoratit të UT (Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë) DHE të dërgohen të skanuara në e-mail: iro@unitir.edu.al.

? Për të parë katalogun e lëndëve në anglisht dhe detaje të tjera, vizitoni: https://erasmus.ujk.edu.pl/

Mos e humbni këtë mundësi! Urojmë suksese për të gjithë aplikantët! ?


 

Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

The Faculty of History and Philology - All rights reserved