Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe The faculty of Foreign Languages i Universitetit të Tiranës do të organizojnë: “Panairin e Punës 2025”, ditën e martë, më datë 29 prill, ora 10:00, në oborrin e Fakultetit.
“Panairi”, që organizohet për të katërtin herë synon t’u krijojë institucioneve, kompanive, mediave, agjencive e OJF-ve hapësirën e nevojshme, që t’i njohë studentët me pritshmëritë që kërkon tregu i punës, mundësitë, procedurat për stazhe e punësim, si dhe bashkëpunime me interesa të ndërsjella.
Ftohen të marrin pjesë:
Gjatë “Panairit të Punës 2025” kompanitë, organizatat e institucionet mund të intervistojnë dhe vlerësojnë drejtpërdrejt kandidatët potencialë për punë apo praktikë profesionale.
Në këtë Panair, përveç nevojave për rekrutime do të ketë edhe aktivitete informuese në auditorët e FHF-së.
Presim të na vizitoni dhe përfitoni nga mundësitë që ofrohen në Panairin e Punës 2025 në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.