Në 27 Mars 2025 do të zhvillohet provimi i Historisë së Shqipërisë.
1. Paraprakisht duhet të kryeni aplikimin për t'u regjistruar online sipas linkut të mëposhtëm (për provimin e datës 27 mars 2025, ora 12:00).
2. Regjistrimi online duhet të kryhet deri 1 ditë para ditës së provimit.
3. Kandidati ditën e provimit konfirmon regjistrimin, me paraqitjen e tij tek laborantja e Departamentit të Historisë, 30 minuta para provimit, verifikon kopjen e mandatit të paguar (shkarko mandatin e pagesës këtu...) si dhe kopjen e ID/pasaportë origjinale.
4. Kandidati do të testohet për njohuritë mbi Historinë e Shqipërisë.
5. Certifikata e provimit merret 1 javë pas ditës së provimit.
Apliko tani këtu... (dokumentat e nevojshëm për aplikim: 1. Kopje e pasaportës ose ID-së; 2. Kopje e mandatpagesës së kryer)
UDHËRRËFYES
Mbështetur ligjin nr.113/2020 për “Shtetësinë“, çdo shtetas i huaj që dëshiron të fitojë shtetësinë shqiptare duhet të kalojë me sukses provimin e Historisë së Shqipërisë, nëpërmjet të cilit aplikanti dëshmon se zotëron njohuri të mjaftueshme për Historinë e Shqipërisë dhe kulturën shqiptare.
LITERATURA: