29.10.2025

Departamenti i Historisë ju fton në seminarin “Inteligjenca Artificiale në arsim”


Inteligjenca artificiale po përdoret në shumë fusha e sektorë të ekonomisë. Në sistemin arsimor ky mjet ndihmës ende nuk ka gjetur vend dhe mbetet një sfidë e të ardhmes së afërt se si mund të përdoret me efektivitet, pa u larguar nga dija e libri. Një gjë është e sigurt : që edhe në arsim si kudo IA do të transformojë mësimdhënien. Për të mësuar më shumë për përdorimin e saj dhe mundësitë e pafundme që tashmë janë në dorën e pedagogëve, mësuesve dhe studentëve , Departamenti i Historisë ju fton në seminarin " Inteligjenca Artificiale në arsim". Lektorja e këtij seminari do të jetë Prof.Judita Kasperiūniene nga Departamenti i Informatikës i Universitetit "Vytautas Magnas" Kaunas, Lituani. Ky seminar organizohet në kuadër të projektit "EduGame", një projekt që ka si synim të bashkojë dijen historike e të shkencave humanitare me lojërat virtuale, me qëllim që të ofrojë një mënyrë të re në mësimëdhenie duke u bërë më tërheqës e efektivë te brezat e rinj. JU MIRËPRESIM NË DATË 30 TETOR, DITËN E ENJTE, ORA 12:00, SALLA "KONDRAD ADENAUER"!


 

The faculty of History and Philology - all rights reserved