Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë përbën një proces të organizuar dhe të vazhdueshëm, i cili synon monitorimin, vlerësimin dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, programeve akademike dhe shërbimeve që ofron Fakulteti. Eshtë një proces që garanton respektimin, ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të standardeve akademike dhe kritereve të brendshme institucionale.
Për zbatimin e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, në Fakultet është ngritur Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, e cila funksionon në përputhje me Rregulloren e Universitetit të Tiranës për “Organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Përhershëm për Sigurimin e Standardeve të Cilësisë në Universitetin e Tiranës”, miratuar me Vendimin nr. 23, datë 27.07.2022, të Senatit Akademik.
Një nga instrumentet më të rëndësishme të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë është përdorimi i pyetësorëve të strukturuar, të cilët shërbejnë për mbledhjen e informacionit të drejtpërdrejtë nga studentët lidhur me përvojën e tyre akademike, cilësinë e mësimdhënies dhe shërbimet e ofruara nga Fakulteti.
Për këtë, është ngritur Zyra e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës, e cila që prej vitit akademik 2021–2022 ka nisur dhe vijon aktivitetin e saj duke aplikuar “Paketat e Instrumenteve të Cilësisë”, të miratuara nga Senati i Universitetit të Tiranës më 23.12.2020.
Zyra, në bashkëpunim më NJSBC-në e Fakultetit koordinon “Pyetësorët”, nëpërmjet sistemit “Microsoft teams” dhe bën shpërndarjen dorazi tek çdo student, ku kryen votimin në mënyrë anonime nëpërmjet një kodi “QR” të tillë: Vlerësimi bazohet në shkallën “Likert”. Përgjigjet e rezultateve përpunohen, shpërndahen në njesinë kryesore dhe ato përbërëse të Fakultetit, vijohet me publikimin në faqen zyrtare dhe më pas dorëzohen në Komisionin e Përhershëm të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës.
Në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë zbatohen dy procese kryesore vlerësimi:
Përmes analizës së këtyre vlerësimeve, Fakulteti siguron informacion të besueshëm mbi përvojën akademike të studentëve dhe orienton veprimtarinë institucionale drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në të gjitha nivelet.