Departamenti i Letërsisë mirëpret çdo vit qindra studentë që zgjedhin të studiojnë në njërin prej programeve të cikleve studimore që ky departament ofron. Secili është i rëndësishëm për ne, si student, si individ, si qytetar e profesionist i ardhshëm, që na ka besuar formimin e vet. Puna jonë bazohet mbi parime sa bashkëkohore aq edhe humaniste, duke kultivuar te çdo student dashurinë për dijen e kërkimin shkencor, etikën e lartë njerëzore e profesionale, lirinë e fjalës dhe pavarësinë e mendimit, dashurinë për të bukurën dhe nderimin për profesionin.