DATK ofron gjashtë programe për të tria ciklet e studimit. Programi bazë është Bachelor në Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore i konceptuar me dy drejtime Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore, njëri prej të cilëve kryesor dhe tjetri dytësor.
Në ciklin e dytë të studimit, ofrohen programi Master Profesional për Guida Turistike, Master i Shkencave në Arkeologji dhe Master i Shkencave në Trashëgimi Kulturore.
Cikli i tretë është përfaqësuar nga Shkolla Doktorale në Arkeologji dhe ajo në Trashëgimi Kulturore.