28.9.2024

Atelie në Prishtinë në kuadër të projektit EXITINCULTWEB


Në kuadër të projektit “Lehtësimi dhe mbështetja e shtrirjes së Itinerareve Kulturor të Këshillit të Evropës në Web” (titulli original “EXITINCULTWEB - Faciliter et Soutenir l'Extension des Itinéraires Culturels du Conseil de l'Europe sur le WEB”), mbështetur nga AUF - Agjensia Universitare e Frankofonisë (AUF – Agence Universitaire de la Francophonie), u zhvillua në mjediset e Universitetit të Prishtinës në 27-28 gusht 2024, Atelie-ekspozitë e organizuar nga grupi i punës nga Kosova i drejtuar nga prof. Valbona Berisha dhe Prof. Lendita Gjikolli, dhe me pjesëmarrjen e grupit të punës nga Universiteti i Tiranës i drejtuar nga Prof. Dr Romeo Hanxhari si Prof. Dr. Sokol Axhemi si dhe grupi i punës nga Kosova i drejtuar nga prof. Valbona Berisha dhe Prof. Lendita Gjikolli.

Të gjithë pjesëmarrësit vijuan shkëmbimet dhe reflektimet, me fokus te potencialet unike të Republikës së Kosovës për zhvillimin e itinerareve kulturore evropiane. U shqyrtuan burimet natyrore e kulturore dhe dallimet rajonale (Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi) që ndikojnë në përmbajtjen, zbatimin dhe promovimin e itinerareve, duke vlerësuar trashëgiminë jomateriale, peizazhet dhe traditat vendore. U diskutua ndikimi në turizmin e qëndrueshëm dhe ekonominë lokale. Në përmbyllje, grupi i punës përcaktoi hapat e ardhshëm: thellim i kërkimit, strategji konkrete zbatimi dhe përshtatje sipas specifikave të çdo territori.


 

The faculty of History and Philology - all rights reserved