14.10.2024

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Granadës, në Spanjë

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime;
-Nivelet e mobilitetit për studentët:
-Bachelor;
-Master;
 - PhD.
Kohëzgjatja e bursave:
- Bachelor / Master – 5 muaj;
-PhD – 3 muaj.
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
-Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
-Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze / spanjolle);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
-Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
-Për t’u njohur me certifikatat e gjuhëve të huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:
-Learning Agreement;
-Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
-Studentët duhet të aplikojnë online në linkun:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
-CV;
-Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);
Diplomë Bachelor;
- Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);
- Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);
-Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
- Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
Për t’u njohur me certifikatat e gjuhëve të huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:
-Letra e pranimit paraprak, për të cilën duhet t’i referohuni linkut:
Learning Agreement;
- Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Studentët duhet të aplikojnë online në linkun:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Doktoraturë:
-CV;
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);
-Diplomë Bachelor dhe Master;
-Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);
-Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
- Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
-Për t’u njohur me certifikatat e gjuhëve të huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:
-Letra e pranimit paraprak, për të cilën duhet t’i referohuni linkut:
-Plan pune, të firmosur nga udhëheqësi:
- Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen temat që do të ndiqni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se si do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës tema të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. 
- Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
-Afati për aplikim: 29 Tetor 2024
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
- Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara