Sipas skemës së kreditimit studentor, studentët të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara në VKM 440/2023, kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për kredi studentore, për financimin e kostove të studimeve. Kostoja e studimeve përfshin, tarifën e studimeve dhe kostot e jetesës e cila përllogaritet deri në kufirin e pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, në masën 40.000 lekë/muaj.
Kreditimi i studentëve do të realizohet nga banka e nivelit të dytë, e cila është përzgjedhur fituese nga AKFAL, për të lidhur kontratë me studentët përfitues. Një pjesë e normës së interesit të kredisë (jo më shumë se pesë pikë përqindje) do të financohet nga buxheti i shtetit nga fondi për arsimin e lartë.
Renditja e aplikimeve të studentëve për kredi studentore do të bëhet nga komisioni që ngrihet nga AKFAL, duke u bazuar në kushtet e përcaktuara në pikën 7, të VKM-së nr.440/2023, të listuara si më poshtë:
Për më shumë informacion klikoni këtu…