24.11.2026

Hapet thirrja për bursa Erasmus+ për studentët e Doktoraturës të UT-së në Universitetin e Granadës, Spanjë


Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikime për bursa mobiliteti për studime për studentët e nivelit Doktoraturë, për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027 pranë Universitetit të Granadës në Spanjë.

Detajet e Mobilitetit

  • Universiteti pritës: Universiteti i Granadës (Spanjë) http://www.ugr.university/

  • Lloji i mobilitetit: Shkëmbim studentësh për studime

  • Niveli i aplikimit: Doktoraturë

  • Kohëzgjatja: 1 semestër

  • Katalogu i programeve / fushave të studimit: Konsultoni ofertën akademike KËTU.

Mbështetja Financiare dhe Tarifat

Distanca e Udhëtimit Kompensimi
Midis 100 dhe 499 KM 180 EUR
Midis 500 dhe 1999 KM 275 EUR
Midis 2000 dhe 2999 KM 360 EUR
Midis 3000 dhe 3999 KM 530 EUR
Midis 4000 dhe 7999 KM 820 EUR
8000 KM ose më shumë

1100 EUR

  • Tarifat e shkollimit: Studentët përfitues përjashtohen nga çdo tarifë shkollimi në universitetin pritës (vazhdojnë të paguajnë vetëm tarifat e zakonshme të studimit/regjistrimit në UT).

Dokumentet e Nevojshme për Aplikim

  • CV (në gjuhën angleze ose spanjolle, në varësi të gjuhës së programit të shkëmbimit);
  • Kopje e pasaportës;
  • Vërtetim studenti (në shqip dhe i përkthyer zyrtarisht në anglisht ose spanjisht);
  • Listë notash Bachelor dhe Master (në shqip dhe e përkthyer zyrtarisht në anglisht ose spanjisht);
  • Letër Motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle);
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht ose Spanjisht). Për listën e certifikatave të pranuara nga UGR, referojuni këtij dokumenti;
  • Letra e pranimit paraprak (Pre-admission letter), për procedurën e së cilës duhet t'i referoheni KËTU;
  • Learning Agreement:
    • Shënim: Dokumenti përcakton programin/lëndët që do të ndiqni në universitetin pritës (Tabela A) dhe njohjen e tyre në UT (Tabela B). Plotësohet vetëm seksioni "Before the mobility" dhe firmoset nga aplikanti, koordinatori në nivel departamenti, koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+.

    • Formati i "Learning Agreement" mund të shkarkohet KËTU.

Procedura dhe Afati i Aplikimit

Aplikantët duhet të dorëzojnë dosjen e plotë të dokumenteve:

  • Fizikisht (dorazi): Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë;

  • Elektronikisht: Të skanuara në e-mail-in: iro@unitir.edu.al.

Afati i fundit për aplikim: 11 Dhjetor 2026, ora 10:00.

Për pyetje apo sqarime shtesë, mund të kontaktoni në: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!


Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

The Faculty of History and Philology - All rights reserved