6.11.2026

Hapet thirrja për bursa kërkimore doktorale dhe postdoktorale “Eugen Ionescu” 2026–2027 (AUF / Rumani) – Afati: 15 Dhjetor 2026


Agjencia Universitare e Frankofonisë (AUF) hap thirrjen për aplikime në kuadër të Programit të Bursave të Kërkimit Doktoral dhe Postdoktoral “Eugen Ionescu”, edicioni 2026–2027.

Ky program mbështetet nga Qeveria Rumune (nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme) dhe koordinohet nga AUF. Ai u ofron kërkuesve të rinj dhe personelit akademik mundësinë për të realizuar një qëndrim kërkimor 3-mujor pranë institucioneve të arsimit të lartë në Rumani, gjatë periudhës 1 Maj – 31 Korrik 2027.

Target Grupi dhe Beneficiartët

  • Doktorantët pranë UT-së;

  • Personeli akademik dhe kërkimor (për kërkim postdoktoral) i institucioneve anëtare të AUF-së.

Faza e Aplikimit dhe Procedura

Procesi i aplikimit përbëhet nga dy faza kryesore:

  1. Sigurimi i vërtetimit të pranimit (Attestation d’accueil) nga një institucion partner pritës në Rumani;

  2. Dorëzimi i dosjes së plotë të aplikimit online në platformën zyrtare të AUF-së.

Afati dhe Kontaktoni

  • Afati i fundit për aplikim: 15 Dhjetor 2026, ora 23:59 (ora e Bukureshtit).

  • Informacioni i detajuar dhe udhëzimet: Detajet mbi kriteret, dokumentacionin dhe procedurat i gjeni në:

    👉 Platformën Zyrtare të AUF – Bursat Eugen Ionescu

  • Për pyetje apo informacione të mëtejshme: Mund të kontaktoni drejtpërdrejt AUF-në në e-mail: bourses-ei@auf.org.

Ftojmë të gjithë doktorantët dhe kërkuesit shkencorë të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zhvilluar kërkimin e tyre shkencor në kuadër të rrjetit frankofon!


Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

The Faculty of History and Philology - All rights reserved