Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes së dytë për aplikime për bursa mobiliteti për studentët e të gjitha cikleve të studimit (Bachelor, Master dhe Doktoraturë), për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027 pranë Universitetit Hitit në Turqi.
Universiteti pritës: Universiteti Hitit (Turqi) [https://hitit.edu.tr/en]
Nivelet e aplikimit: Bachelor, Master dhe Doktoraturë (PhD)
Kohëzgjatja: 1 semestër (Semestri nis më 08 Shkurt 2027)
Fushat e studimit: Shkenca Sociale, Marrëdhënie Ndërkombëtare
Katalogu i lëndëve: Konsultoni ofertën akademike KËTU.
Niveli Bachelor: Mesatare minimale GPA 2.20 / 4.00 (ose e kuptueshme me të);
Nivelit Master & PhD: Mesatare minimale GPA 2.50 / 4.00 (ose e kuptueshme me të).
Bursa: Kompensim mujor dhe mbulim i kostove të udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit origjinës dhe atij pritës):
| Distanca e Udhëtimit | Kompensimi |
| Midis 100 dhe 499 KM |
180 EUR |
| Midis 500 dhe 1999 KM |
275 EUR |
| Midis 2000 dhe 2999 KM |
360 EUR |
| Midis 3000 dhe 3999 KM |
530 EUR |
| Midis 4000 dhe 7999 KM |
820 EUR |
| 8000 KM ose më shumë |
1100 EUR |
Për llogaritjen e distancës, referojuni Kalkulatorit të Distancës së BE-së.
Tarifat e shkollimit: Studentët përfitues förjashtohen nga çdo tarifë shkollimi në universitetin pritës (vazhdojnë të paguajnë vetëm tarifat e zakonshme të studimit/regjistrimit në UT).
CV (në gjuhën angleze ose turke);
Foto biometrike;
Kopje e kartës së identitetit (ID);
Kopje e pasaportës;
Vërtetim studenti (në shqip dhe i përkthyer zyrtarisht në anglisht/turqisht);
Listë notash (në shqip dhe e përkthyer zyrtarisht në anglisht/turqisht; studentët Master dhe PhD duhet të dërgojnë edhe listat e notave të cikleve të mëparshme);
Letër Motivimi (në gjuhën angleze ose turke);
Certifikatë e gjuhës së huaj (minimalisht niveli B1 në anglisht ose turqisht);
Formulari i aplikimit (Application Form): Shkarko KËTU;
Learning Agreement (Shkarko formatin KËTU).
Shënim: Dokumenti përcakton lëndët që do të ndiqni në universitetin pritës (Tabela A) dhe njohjen e tyre në UT (Tabela B). Aplikanti duhet të plotësojë seksionin "Before the mobility" me lëndët e semestrit të dytë. Dokumenti firmoset nga aplikanti, koordinatori i departamentit, koordinatori i fakultetit dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+.
Aplikantët duhet të dorëzojnë dosjen e plotë të dokumenteve:
Fizikisht (dorazi): Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë;
Elektronikisht: Të skanuara përmes e-mail-it në adresën: iro@unitir.edu.al.
Afati i fundit për aplikim: 23 Nëntor 2026, ora 10:00.
Për pyetje apo sqarime shtesë, mund të kontaktoni në: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .