Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë njofton të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës mbi hapjen e regjistrimeve për programin ndërkombëtar "2026 Sias Global Youth Camp", i cili do të zhvillohet në datat 26–31 Tetor 2026 në Xinzheng, Kinë.
Ky aktivitet synon të mbështesë studentët nëpërmjet pjesëmarrjes në një javë intensive të shkëmbimit akademik, dialogut ndërkombëtar dhe zhvillimit të "Javës së Kulturës Ndërkombëtare".
Detajet e bursës dhe financimit:
Bursa të plota: Sias University ofron 2 kuota me bursë të plotë për universitetet partnere, të cilat mbulojnë tarifat e programit, akomodimin në kampus dhe transportin lokal. Bursat ndahen sipas parimit të aplikimit të parë (First-Come, First-Served).
Opsioni me vetëfinancim: USD 198 për pjesëmarrësit nga universitetet partnere.
Udhëtimi: Shpenzimet e udhëtimit (bileta e avionit) mbulohen nga vetë studentët.
Tur opsional (1–6 Nëntor 2026): Vizitë në Pekin dhe Shanghai me kosto shtesë prej USD 798 (plus biletat e trenit).
Afati i aplikimit: Regjistrimet kryhen online deri më 13 Shtator 2026. Ftohen të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë sa më parë për të shfrytëzuar mundësinë e bursave të plota.
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .