Fondacioni Federal Gjerman për Mjedis (DBU) hap thirrjen për programin CEE-DBU Fellowship, një mundësi e shkëlqyer për kërkim shkencor dhe përvojë profesionale në Gjermani!
🎯 Kush mund të aplikojë?
Programi është i hapur për të gjitha disiplinat për:
👉Studentët aktualë të nivelit PhD.
👉Studentët Master që diplomohen këtë vit.
👉Të diplomuarit Master (që nga viti 2020 e tutje).
🎁 Çfarë ofron programi?
📌Stipend mujor: 1,450 EUR në muaj (e pa taksuar).
📌Sigurim shëndetësor të mbuluar.
📌Kurs gjermanishteje: 1 muaj kurs intensiv i gjuhës gjermane në Gjermani.
📌Mbështetje institucionale: Asistencë për gjetjen e institucionit pritës (universitet, institut kërkimor, kompani, OJF, etj.).
📌Bonus pas programit: Mundësi për Alumni Fellowship (3 muaj) dhe Small Grant për vazhdimin e kërkimit në Shqipëri.
📋 Dokumentet e nevojshme (në Anglisht)
⏰ Afati & Aplikimi
🗓 Afati i aplikimit: 5 Shtator 2026.
💻 Aplikimi online: cms.dbu.de/2602.html
ℹ️ Më shumë informacion: dbu.de/en/promotion/moe-fellowship
📧 Për pyetje ose sqarime: Kontaktoni Koordinatorin e programit për Shqipërinë, Aleksandër Peqini, në adresën: aleksander.peqini24@gmail.com.
Mos e humbni këtë mundësi për të zhvilluar karrierën tuaj në Gjermani! 🚀
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .