Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes së katërt për bursa mobiliteti për studime në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027!
📌 Detajet e Mobilitetit
👉Nivelet e studimit: Bachelor (1 semestër) dhe Master (1 semestër).
😍Përfitimet financiare:
o Kompensim mujor prej 800 EUR/muaj.
o Mbulim i kostove të udhëtimit prej 275 EUR.
o Pa asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës.
📄 Kërkesat & Dokumentet e Aplikimit
1️⃣Kriteri gjuhësor: Certifikatë e gjuhës angleze në nivelin B2.
2️⃣Dokumentet kryesore për Bachelor: CV, kopje pasaporte, vërtetim studenti dhe listë notash (të përkthyera zyrtarisht në anglisht), si dhe formulari Learning Agreement.
3️⃣Dokumentet shtesë për Master: Diplomë Bachelor dhe listë notash e nivelit Bachelor (të përkthyera në anglisht).
⏰ Afati dhe Mënyra e Aplikimit
🗓 Afati i fundit: 07 Gusht 2026, ora 10:00.
📍 Mënyra e dorëzimit: Dokumentet duhet të dorëzohen dorazi pranë Rektoratit të UT (Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë) DHE të dërgohen të skanuara në e-mail: iro@unitir.edu.al.
🔗 Për të parë katalogun e lëndëve në anglisht dhe detaje të tjera, vizitoni: https://erasmus.ujk.edu.pl/
Mos e humbni këtë mundësi! Urojmë suksese për të gjithë aplikantët! 🚀
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .