08.05.2026

ERASMUS: Hapet thirrja për aplikime për bursa në Universitetin Campania “Luigi Vanvitelli”, Itali


Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Aleancës UNINOVIS, programi Erasmus + BIP (Blended intensive programme) në Universitetin Campania “Luigi Vanvitelli”, Itali, për semestrin dytë të vitit akademik 2025-2026.
https://international.unicampania.it/index.php/en/
Llojet e mobilitetit:
- Shkëmbimin e studentëve bachelor / master / PhD;
- Shkëmbimin e personelit akademik me kohë të plotë;
Tema e shkëmbimit: Culture, languages and responsible and sustainable tourism (3 ECTS)
Fushat:
- Turizëm;
- Trashëgimi kulturore;
- Zhvillimi rajonal;
- Qëndrueshmëri dhe ekonomi lokale;
Kohëzgjatja: fizikisht: 3 – 7 qershor 2026
Online: 1 qershor 2026.
Rimbursimi kryhet me fonde Erasmus+ nga universiteti pritës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti dhe listë notash (për studentët master / PhD duhet përcjellë edhe lista e notave e nivele të mëparshme të shkëmbimit), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në
gjuhën angleze);
- Letër Motivimi në gjuhën angleze (ku të citohet ndërthurja e degës suaj të studimit me temën e
aktivitetit);
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2).
Dokumentat e nevojshme për personelin akademik:
- CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze;
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim punësimi;
- Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet).
Afati për aplikim: 15 maj 2026, ora 10:00.
Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën iro@unitir.edu.al
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!


 

Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

The Faculty of History and Philology - All rights reserved