23.10.2025

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Granadës, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026


?Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. http://www.ugr.university/

?Llojet e mobilitetit përfshijnë:

?Shkëmbimin e studentëve për studime;

?Nivelet e mobilitetit për studentët:

?Bachelor;

?Master;

?Doktoraturë;

?Kohëzgjatja e bursave:

?1 semestër

?Fushat e studimit:

?Klikoni linkun: https://ugrcat.ugr.es/en/

?Bursat përfshijnë:

?Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

?Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

?Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut: http://ec.europa.eu/.../erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

?Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

?CV (në gjuhën angleze / spanjolle);

?Kopje e Pasaportës;

?Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

?Listë notash (për studentët Master / PhD duhen përcjellëedhe listat e notave të niveleve të mëparshme të studimit), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

?Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;

?Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);

?Për t’u njohur me certifikatat e gjuhëve të huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut: https://internacional.ugr.es/.../KA107_proySEPIE_2022-1...

?*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

?Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/.../Learning-Agreement-Studente...

?Afati për aplikim: 30 Tetor 2025

?Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

?Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

?Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!


 

Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

The Faculty of History and Philology - All rights reserved