30.09.2025

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E PROCEDURËS SË APLIKIMIT PЁR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NЁ FAKULTETIN E HISTORISË DHE TË FILOLOGJISË, UT


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti i Tiranës, pёr nevoja tё zhvillimit tё procesit mёsimor pёr vitin akademik 2025-2026, në zbatim të nenit 57 pika 2, të Ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, dhe në nenin 68, të Statutit të UT-së, shpall procedurën e aplikimit pёr personel akademik (me kohë të pjesshme).

Kandidatёt që konkurrojnë për personel akademik me kohë të pjesshme për lëndën “Praktikë në terren” pranë Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore, në FHF, UT-së, për vitin akademik 2025 – 2026, duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë përfunduar studimet në programin “Master i Shkencave” në Inxhinieri Gjeodezi.
  2. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  3. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  5. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore për largim nga puna.

  Kritere të veçanta:

  1. Të ketë përvojë në përdorimin e modelimeve 3D, Sistemeve GIS dhe AutoCAD për projektim dhe vizualizim.
  2. Të ketë përvojë në përdorimin e GPS, dronit dhe Total Station.
  3. Të ketë përvojë në kryerjen e rilevimeve topografike.
  4. Të jetë i pajisur me licencë të vlefshme për fotogrametri.
  5. Të ketë përvojë në rilevime inxhinierike dhe inxhinierike kadastrale
  6. Të ketë përvojë në përdorimin Bazamenteve Gjeodezike
  7. Të ketë përvojë në projektim fotogrametrik dhe hartografik

Kandidatёt e interesuar mund tё dorёzojnё pranë Degёs sё Burimeve Njerёzore dhe Protokoll-Arkivit, nё Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, nga data 30.09.2025 – 10.10.2025 nё orarin 09:00 -14:00 dokumentacionin e mёposhtёm:

  1. Curriculum vitae;
  2. Formularin e kёrkesёs (i cili mund tё shkarkohet duke klikuar kёtuose  mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore dhe protokoll - arkivit)
  3. Fotokopje e dokumentit të identitetit (letërnjoftim ose pasaportë);
  4. Certifikatë personale;
  5. Certifikatë e gjendjes familjare;
  6. Dokument që vërteton përfundimin e nivelit arsimor që kërkon pozicioni i punës (diploma apo dokument tjetër i njohur ligjërisht). Diplomat e përfunduara jashtë vendit duhet të shoqërohen edhe me dokumentin e njohjes nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
  7. Listë notash të diplomave përkatëse. Në rastin kur arsimimi është kryer jashtë vendit, duhet të depozitohet edhe dokumenti i njohjes së tyre nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
  8. Certifikatat ose diplomat e kualifikimeve apo të specializimeve, të lidhura me pozicionin e punës;
  9. Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja;
  10. Leje (pune)nga punëdhënësi ku punon aktualisht ose deklarim si i papunë.
  11. Vlerësimin e punëdhënësit nëse kandidati ka qenë i punësuar më parë;
  12. Dëshmi penaliteti ose formularin e vetdeklarimit.
  13. Raporti i lëshuar nga komisioni mjeko-ligjor, si dhe konfirmimi për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë (librezë shëdetësore dhe raport mjekësor për aftësi në punë);
  14. Dokumentet duhet të jenë origjinale ose fotokopje të vërtetuara me noteri.
  15. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kritereve të mësipërme.

Shënim:

  • Kandidati që do të përzgjidhet nga konkurimi do të angazhohet në bazë të nevojave të ngarkesës mësimore të Njësive bazë.
  • Kandidatët duhet të përballojnë ngarkesën mësimore maksimale prej 120 orë vjetore, të shtrirë gjatë vitit akadmeik 2025-2026 në përputhje me kërkesat dhe mundësitë e Njësisë bazë.

Konkurimi

  • Vlerësimi i kandidatëve do të përfshijë dy faza të njëpasnjëshme: vlerësimi i dosjes dhe intervista.
  • Vetëm kandidatët e kualifikuar nga faza e shqyrtimit të dosjes i nënshtrohen intervistës. Shqyrtimi i dosjes do të bëhet nga komisioni ad-hoc që do të ngrihet pranë njësive bazë përkatëse.
  • Kandidatët të cilët konkurrojnë rishtas do t’i nënshtrohen testimit me gojë (intervistës) përpara komisionit ad -hoc të njësive bazë.
  • Përjashtohen nga intervista ish-pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm të Njësive bazë të Fakultetitt ë Historisë dhe të Filologjisë, si dhe pedagogë të punësuar në Universitete publike në njësi të ngjashme.

Kandidatët të cilët kanë qenë të angazhuar edhe në vitet e kaluara apo kanë qenë personel akademik me kohë të plotë, kërkohet të paraqesin të përditësuar vetëm:

  1. Curriculum Vitae (CV) të përditësuar;
  2. Formularin e kërkesës;
  3. Leje (pune)nga punëdhënësi ku punon aktualisht ose deklarim si I papunë.
  4. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim.
  5. Raport mjeko – ligjor për aftësinë në punë.

Kujdes: nëse dokumentacioni nuk dorëzohet brenda afatit të përcaktuar, kontrata e punës nuk do të firmoset.


 

The faculty of History and Philology - all rights reserved