18.4.2025

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për personelin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Dunarea De Jos Galati, Rumani


?Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për personelin me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie / trajnim në Universitetin Dunarea De Jos Galati, Rumani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025. https://en.ugal.ro/

?Llojet e mobilitetit përfshijnë:

?Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;

?Fushat (për personelin akademik):

?Histori dhe Arkeologji;

?Gjuhë angleze;

?Ekonomiks;

?Shkenca politike;

?Sociologji dhe studime kulturore;

?Adminstrim biznesi;

?Drejtësi;

?Kimi ushqimore;

?Për t’u njohur me katalogun e kurseve klikoni në adresën: https://en.ugal.ro/.../undergraduate-and-master-studies

?Kohëzgjatja e bursave:

?5 + 2 ditë (mobiliteti duhet të realizohet brenda muajit qershor 2025);

?Bursat përfshijnë:

?Kompensim ditor (140 Eur / ditë);

?Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

?Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni: http://ec.europa.eu/.../erasmus-plus/tools/distance_en.htm

?Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

?CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

?Kopje e Pasaportës;

?Letër motivimi (në gjuhën angleze);

?Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

?Certifikata e gjuhës angleze B2;

?Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar mobilitetet e kryera, emrin e universitetit dhe periudhën e shkëmbimit);

?Plani i mobilitetit;

?Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/.../10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx

?Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/.../10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx

*Plani i Mobilitetit për personelin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus+.

?Afati për aplikim: 25 Prill 2025.

?Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

?Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

?Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!


 

Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

The Faculty of History and Philology - All rights reserved