4.4.2025

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë.


Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët, për semestrin e parë ose të dytë të vitit akademik 2025-2026, në Universitetin Valladolid, Spanjë.

Llojet e mobilitetit:
-Shkëmbimin e studentëve Bachelor / Master;
Afati për aplikim: 29 prill 2025, ora 23:59 (Spanish Time).
I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.
Për të aplikuar klikoni këtu...
Për më shumë informacion klikoni këtu...
Të gjithë aplikantët duhet detyrimisht të kryejnë 20-30 ECTS në Universitetin e Valladolidit dhe gjithashtu duhet t’u njihen në universitetin e origjinës 20-30 ECTS.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni nëSektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara