Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë çel më 17 shtator 2025 aplikimet në Programet e studimit të ciklit të dytë Master Profesional dhe Master i Shkencave. Tradita shumëvjeçare e fakultetit tonë ofron siguri punësimi dhe përzgjedhjeje mes më të mirëve; cilësi të lartë dhe kompetencë profesionale e shkencore; larmi programesh bashkëkohore dhe një profesorat nga më të mirët në hapësirën mbarëkombëtare e më gjerë.
Programet e ofruara nga FHF-ja janë:
Master i Shkencave në:
Master Profesional në:
Në programet master, krahas studentëve të FHF-së mund të aplikojnë edhe studentë që kanë kryer studimet bachelor në degë të njejta ose të afërta nga fakultetet e tjera brenda Universitetit të Tiranës, si dhe në universitetet e tjera publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit.
Për kuotat për secilin program, jeni të lutur të klikoni Vendimin e Senatit Akademik Nr.12, datë 19.03.2025.
Bazuar në
“Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”, kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë, kandidatët që:– Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licensuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit, ose
– Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të akredituar. Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë QSHA-së, të përcaktuar udhëzimin e lartpërmendur.
Kandidati paraqitet në Sekretarinë Mësimore Master personalisht, ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Fotokopjen e diplomës, si dhe listën e notave të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës.
b) deklaratën (sipas shtojcës nr.1, në Udhëzimin nr.12, datë 30.06.2023),
c) Formularin e aplikimit (sipas formatit të
;d) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
e) Dy fotografi personale.
Aplikimet do të jenë të hapura deri më dt. 03 tetor 2025
Ankimimi, brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e shpalljes së fituesve
Dokumentacion shtesë vetëm për shtetasit e huaj:
Dokumentacion shtesë vetëm për kandidatët e kategorive të veçanta:
Kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimesh apo transferim studimesh
Kriteret e pranimit për vitin akademik 2025-2026
Kriteret e përzgjedhjes së fituesve në “Master Profesional Mësuesi”
Kriteret e pranimit të studentëve në ciklit të dytë të studimeve “Master i Profesional Mësuesi” në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, UT, për vitin akademik 2025-2026 do të jenë si vijon
Kanë përparësi:
Kriteret e përzgjedhjes së fituesve në “Master i Shkencave”
Kriteret e pranimit të studentëve në ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave” në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, UT, për vitin akademik 2025-2026 do të jenë si më poshtë vijon:
Kanë përparësi:
Kriteret e pranimit të studentëve në ciklin të dytë të studimeve “Master Profesional” në “Gazetari Investigative” në Fakultetitn e Historisë dhe Filologjisë, UT, për vitin akademik 2025-2026 do
të jenë si më poshtë vijon:
Kanë përparësi:
Më të fundit