Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikime për projekte kërkimore-shkencore të financuara nga buxheti i Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit "UT-Kërkim, Ekselencë, Inovacion".
Ky program synon mbështetjen e personelit akademik me kohë të plotë për zgjerimin e kërkimit dhe inovacionit, gjenerimin e të dhënave shkencore konkurruese për aplikime të mëtejshme ndërkombëtare, si dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Kërkimin Shkencor (2023–2030), Strategjinë e Zhvillimit të UT-së (2023–2028) dhe fushat prioritare të Njësive Bazë.
Fondi total i thirrjes: 10 000 000 ALL;
Financimi maksimal për projekt: Deri në 1 000 000 ALL;
Kohëzgjatja maksimale e projektit: Deri në 24 muaj (me mundësi zgjatjeje pa kosto deri në 6 muaj në raste të justifikuara).
Përbërja e ekipit: Të paktën 3 pedagogë me kohë të plotë brenda UT-së dhe minimalisht 1 student doktorate. (Përbën avantazh përfshirja e një bashkëpunëtori nga universitete të huaja);
Udhëheqësi shkencor: Duhet të ketë të paktën gradën shkencore "Doktor";
Pjesëmarrja: Çdo anëtar i personelit akademik mund të aplikojë vetëm në një projekt-propozim në këtë thirrje;
Fusha e kërkimit: Projekti duhet të jetë në përputhje me fushat kërkimore të përcaktuara nga Njësia Bazë përkatëse, duke inkurajuar nismat ndërdisiplinore.
| Data | Faza e Procesit |
| 16.11.2026 |
Hapja e thirrjes për projekte |
| 15.01.2027 |
Afati i fundit për dorëzimin e projekt-propozimeve |
| 22.01.2027 |
Shqyrtimi paraprak i kritereve formale nga Drejtoria e Projekteve |
| 12.02.2027 |
Vlerësimi i projekt-propozimeve nga Komisioni Institucional i UT-së |
| 17.02.2027 |
Publikimi i rezultateve |
| 19.02.2027 |
Afati për paraqitjen e ankesave |
| 26.02.2027 |
Shqyrtimi i ankesave dhe publikimi i rezultateve përfundimtare |
| 05.03.2027 |
Nënshkrimi i kontratave dhe fillimi i zbatimit të projekteve fituese |
(Shënim: Gjatë periudhës që thirrja është e hapur, Universiteti i Tiranës do të organizojë një sesion informues për aplikantët.)
Aplikantët duhet të dërgojnë elektronikisht në adresën e e-mail-it kerkimshkencor@unitir.edu.al dosjen e plotë me dokumentet e mëposhtme:
Aneksi 1: Formulari i plotë i projekt-propozimit (përfshirë Tabelën e Publikimeve dhe Tabelën e Projekteve të mëparshme);
Aneksi 2: Formulari i buxhetit;
Aneksi 3: Arsyetimi i buxhetit;
CV-të e të gjithë anëtarëve të ekipit të kërkimit (sipas modelit Europass).
Afati i fundit për aplikim: 15 Janar 2027.
Për udhëzuesin e plotë, anekset e aplikimit dhe çdo informacion shtesë, klikoni këtu ose kontaktoni në: kerkimshkencor@unitir.edu.al.
Më të fundit