23.9.2026

FHF shpall procedurën e aplikimit pёr personel akademik me kohë të pjesshme


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti i Tiranës, pёr nevoja tё zhvillimit tё procesit mёsimor pёr vitin akademik 2026-2027, në zbatim të nenit 57 pika 2, të Ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, dhe në nenin 68, të Statutit të UT-së, shpall procedurën e aplikimit pёr personel akademik (me kohë të pjesshme), pranё departamenteve tё kёtij fakulteti. Kandidatёt e interesuar mund tё dorёzojnё pranë Degёs sё Burimeve Njerёzore nё Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, nga data 21.09.2026-30.09.2026 nё orarin 09:00-14:00 dokumentacionin e mёposhtёm:

  1. Curriculum vitae;
  2. Formularin e kёrkesёs (i cili mund tё shkarkohet duke klikuar kёtu ose mund tё merret pranё Degёs sё Burimeve Njerёzore dhe Protokoll - Arkivit)
  3. Fotokopje e dokumentit të identitetit (letërnjoftim ose pasaportë);
  4. Certifikatë personale;
  5. Certifikatë e gjendjes familjare;
  6. Dokument që vërteton përfundimin e nivelit arsimor që kërkon pozicioni i punës (diploma apo dokument tjetër i njohur ligjërisht). Diplomat e përfunduara jashtë vendit duhet të shoqërohen edhe me dokumentin e njohjes nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
  7. Listë notash të diplomave përkatëse. Në rastin kur arsimimi është kryer jashtë vendit, duhet të depozitohet edhe dokumenti i njohjes së tyre nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
  8. Certifikatat ose diplomat e kualifikimeve apo të specializimeve, të lidhura me pozicionin e punës;
  9. Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja;
  10. Leje (pune)nga punëdhënësi ku punon aktualisht ose deklarim si i papunë.
  11. Dëshmi penaliteti ose formularin e vetdeklarimit.
  12. Raporti i lëshuar nga komisioni mjeko-ligjor, si dhe konfirmimi për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë (librezë shëdetësore dhe raport mjekësor për aftësi në punë);
  13. Dokumentet duhet të jenë origjinale ose fotokopje të vërtetuara me noteri.

Shënim:

  • Kandidati që do të përzgjidhet nga konkurimi do të angazhohet në bazë të nevojave të ngarkesës mësimore të Njësive bazë.
  • Kandidatët duhet të përballojnë ngarkesën mësimore maksimale prej 120 orë vjetore, të shtrirë gjatë vitit akademik 2026-2027 në përputhje me kërkesat dhe mundësitë e Njësisë bazë.

Kandidatët të cilët kanë qenë të angazhuar edhe në vitet e kaluara apo kanë qenë personel akademik me kohë të plotë, kërkohet të paraqesin të përditësuar vetëm:

  1. Curriculum Vitae (CV) të përditësuar;
  2. Formularin e kërkesës;
  3. Certifikatë personale dhe familjare;
  4. Vërtetim punësimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve);
  5. Leje (pune) nga punëdhënësi ku punon aktualisht ose deklarim si i papunë;
  6. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim;
  7. Librezёn e shёndetit;
  8. Raport mjeko – ligjor për aftësinë në punë.

Konkurimi

  • Vlerësimi i kandidatëve do të përfshijë dy faza të njëpasnjëshme: vlerësimi i dosjes dhe intervista.
  • Vetëm kandidatët e kualifikuar nga faza e shqyrtimit të dosjes i nënshtrohen intervistës. Shqyrtimi i dosjes do të bëhet nga komisioni ad-hoc që do të ngrihet pranë njësive bazë përkatëse.
  • Kandidatët të cilët konkurrojnë rishtas do t’i nënshtrohen testimit me gojë (intervistës) përpara komisionit ad -hoc të njësive bazë.
  • Përjashtohen nga intervista ish-pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm të Njësive bazë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, si dhe pedagogë të punësuar në Universitete publike në njësi të ngjashme.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme, në FHF për vitin akademik 2026-2027, sipas departamenteve përkatëse ku do të aplikojnë.

  1. Kritere për aplikuesit në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit:

Kritere të përgjithshme

  1. Të zotërojnë diplomë të studimeve të ciklit të parë Bachelor, dhe të ciklit të dytë Master Profesional, dhe / ose Master i Shkencave ose diploma ekuivalente me të (DIND, DND); Për diplomat e fituara jashtë vendit të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  2. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
  3. Të kenë njohuri të programeve kompjuterike;
  4. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.

Lënda “Teknikat e raportimit në gazetarinë investigative”

Kriteret e veçanta:

  1. Preferohen të kenë përfunduar studimet në fushën e gazetarisë, medias, komunikimit, regjisë, tenkologjive të informacionit në universitetet shqiptare apo universitetet homologe jashtë vendit;
  2. Kandidati duhet të ketë përvojë në gazetari hulumtuese dhe të jetë autor apo pjesë e grupit të autorëve të cilët kanë publikuar artikuj apo produksione audiovizive në mediat tradicionale apo mediat/platformat online.
  3. Të ketë eksperiencë në redaksi lajmesh apo programesh hulumtuese, moderim emisionesh me karakter hulumtues në mediat tradicionale apo platforma/media online.
  4. Preferohet të ketë kontribute të dokumentuara në prodhimin e materialeve audiovizive në cilësinë e gazetarit, producentit ose regjisorit, ose drejtuesit te grupit hulumtues.

Lënda: “Praktikë produksioni: gjinitë e raportimit investigative dhe formatet multimediale online”

Kriteret e veçanta:

  1. Preferohen të kenë përfunduar studimet në fushën e gazetarisë, medias, komunikimit, regjisë, tenkologjive të informacionit në universitetet shqiptare apo universitetet homologe jashtë vendit;
  2. Preferohet që kandidati të ketë përvojë në gazetari hulumtuese dhe të jetë autor apo pjesë e grupit të autorëve të cilët kanë publikuar artikuj apo produksione audiovizive në mediat tradicionale apo mediat/platformat online.
  3. Të ketë aftësi të avancuara mbi teknologjitë e transmetimit dhe produksionit, format multimediale të raportimit, mobile journalism, etj.
  4. Preferohet të ketë kontribute të dokumentuara në prodhimin e materialeve audiovizive në cilësinë e gazetarit, producentit ose regjisorit, ose drejtuesit te grupit hulumtues.

Lënda: Formatet multimediale të gazetarisë investigative

Kriteret e veçanta:

  1. Preferohen të kenë përfunduar studimet në fushën e gazetarisë, medias, komunikimit, regjisë, tenkologjive të informacionit në universitetet shqiptare apo universitetet homologe jashtë vendit;
  2. Preferohet që kandidati të ketë përvojë në gazetari hulumtuese dhe të jetë autor apo pjesë e grupit të autorëve të cilët kanë publikuar artikuj apo produksione audiovizive në mediat tradicionale apo mediat/platformat online.
  3. Të ketë aftësi të avancuara mbi teknologjitë e transmetimit dhe produksionit, format multimediale të raportimit, etj.

Lenda: Investigimi përmes Big Data dhe Kodimi

Kriteret e veçanta:

  1. Preferohen të kenë përfunduar studimet në fushën e gazetarisë, medias, komunikimit, regjisë, tenkologjive të informacionit në universitetet shqiptare apo universitetet homologe jashtë vendit;
  2. Kandidati të ketë përvojë në gazetari hulumtuese me baze te gjerë të dhënash, gazetari ekonomike dhe të njohë platformat open acces.
  3. Të jetë autor apo pjesë e grupit të autorëve të cilët kanë publikuar artikuj ne mediat/platformat online apo produksione audiovizive në mediat tradicionale.

 

  1. Kritere për aplikuesit në Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore:

     Kriteret e përgjitshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të mbajnë së paku Gradën Shkencore Doktor”/ ose të jenë në proces Doktorature;
  3. Të kenë së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale;
  4. Të zotërojnë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore;
  5. Të kenë njohuri të programeve kompjuterike;
  6. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  7. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.

 

      Lënda: Antikiteti i Vonë dhe Mesjetë

      Kriteret e veçanta:

  1. Të kenë përfunduar studimet në programin e Doktoraturë në Arkeologji me tematikë te Antikitetit të Vonë dhe Mesjeta.
  2. Të kenë përvojë në fushën e botimeve, studimeve dhe gërmimeve arkeologjike te periudhes se Antikitetitte Vonë dhe Mesjetes.
  3. Të kenë përvojë në studimin e materialit arkeologjik te periudhes së Antikitetitte Vonë dhe Mesjetës.
  4. Të kenë aftësi për të punuar në grup, të jetë komunikues(e) dhe të ketë aftësi për të punuar nën presionion e kohës.

      Lënda: Muzeologji

      Kriteret e veçanta:

  1. Të kenë përfunduar studimet në programin e Doktoraturë në Arkeologji;
  2. Të kenë përvojë në fushën e muzeologjisë;
  3. Të kenë përvojë të ketë punuar në institucione muzeale e të ketë përvojë në administrimin e koleksionev;.
  4. Të kenë specializime në muzeologji dhe muzeografi;
  5. Të kenë eksperienca konkrete në realizimin e ekspozitave dhe interpretimin e objketeve muzeale;
  6. Të kenë aftësi për të punuar në grup, të jetë komunikues(e) dhe të ketë aftësi për të punuar nën presionion e kohës;

  1. Kritere për aplikuesit në Departamentin e Gjuhësisë:

      Kritere të përgjithshme

  1. Të zotërojnë diplomë të studimeve të ciklit të parë Bachelor, dhe të ciklit të dytë Master Profesional, dhe / ose Master i Shkencave ose diploma ekuivalente me të (DIND, DND) në fushën përkatëse ose në një fushë të përafërt me profilin e lëndës; Për diplomat e fituara jashtë vendit të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  2. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
  3. Të kenë njohuri të programeve kompjuterike;
  4. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.

 

Lënda: Histori e Gjuhësisë, Gjuhësi Historike dhe Ballkanike

Kritere të veçanta:

  1. Preferohet të ketë përfunduar studimet universitare në fushën e gjuhësisë;
  2. Preferohet të ketë formim të ciklit të dytë në një fushë që lidhet me profilin dhe përmbajtjen e lëndës.
  3. Preferohet të ketë përvojë në mësimdhënie universitare dhe/ose angazhim akademik në fushën përkatëse.
  4. Përbën avantazh përvoja dhe veprimtaria profesionale ose kërkimore që lidhet me gjuhësinë, gjuhësinë historike dhe/ose ballkanike.

 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara