Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikime për bursa mobiliteti për studime për studentët e nivelit Bachelor, për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027 pranë Universitetit të Granadës në Spanjë.
Universiteti pritës: Universiteti i Granadës (Spanjë) [http://www.ugr.university/]
Lloji i mobilitetit: Shkëmbim studentësh për studime
Niveli i aplikimit: Bachelor
Kohëzgjatja: 1 semestër
Katalogu i programeve / lëndëve: Konsultoni ofertën akademike KËTU.
Bursa mujore: 800 EUR/muaj;
Kompensimi i udhëtimit: Mbulohet në varësi të distancës (e llogaritur përmes Kalkulatorit të Distancës së BE-së):
| Distanca e Udhëtimit | Kompensimi |
| Midis 100 dhe 499 KM |
180 EUR |
| Midis 500 dhe 1999 KM |
275 EUR |
| Midis 2000 dhe 2999 KM |
360 EUR |
| Midis 3000 dhe 3999 KM |
530 EUR |
| Midis 4000 dhe 7999 KM |
820 EUR |
| 8000 KM ose më shumë |
1100 EUR |
Tarifat e shkollimit: Studentët përfitues përjashtohen nga çdo tarifë shkollimi në universitetin pritës (vazhdojnë të paguajnë vetëm tarifat e zakonshme të studimit/regjistrimit në UT).
CV (në gjuhën angleze ose spanjolle, në varësi të gjuhës së programit të shkëmbimit);
Kopje e pasaportës;
Vërtetim studenti (në shqip dhe i përkthyer zyrtarisht në anglisht ose spanjisht);
Listë notash (në shqip dhe e përkthyer zyrtarisht në anglisht ose spanjisht);
Letër Motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle);
Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht ose Spanjisht). Për listën e certifikatave të pranuara nga UGR, referojuni ;
Learning Agreement:
Shënim: Dokumenti përcakton lëndët që do të ndiqni në universitetin pritës (Tabela A) dhe njohjen e tyre në UT (Tabela B). Aplikanti duhet të plotësojë seksionin "Before the mobility" me lëndë të përafërta me semestrin e dytë në UT. Dokumenti firmoset nga aplikanti, koordinatori i departamentit, koordinatori akademik i fakultetit dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+.
Formati i "Learning Agreement" mund të shkarkohet KËTU.
Aplikantët duhet të dorëzojnë dosjen e plotë të dokumenteve:
Fizikisht (dorazi): Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë;
Elektronikisht: Të skanuara në e-mail-in: iro@unitir.edu.al.
Afati i fundit për aplikim: 24 Nëntor 2026, ora 10:00.
Për pyetje apo sqarime shtesë, mund të kontaktoni në: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .