Thirrje për aplikime për programin e STUDIMEVE DOKTORALE
Thirrje për aplikime për programin e STUDIMEVE DOKTORALE në “SHKENCA HUMANE, ALBANOLOGJIKE, DHE GJEOGRAFIKE” në nënfushat “GJEOGRAFI”, “GJUHËSI”, “HISTORI” për vitin akademik 2024-2025, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës
Mbështetur në rregulloren “Për organizimin e programeve të studimit të doktoratës në Universitetin e Tiranës” e miratuar nga Senati Akademik i UT me Vendim nr. 08, datë 26.04.2021, FHF hap thirrjen për aplikime në programin e studimeve doktorale në “Shkenca Humane, Albanologjike, dhe Gjeografike”, me nënfushat “Gjeografi”, “Histori”, dhe “Gjuhësi”. Viti akademik 2024-2025 është viti i 4-t i funksionimit të suksesshëm të këtij programi të studimeve doktorale. Kandidatët e interesuar ftohen që dosjen me dokumentet përkatëse për aplikim për këtë thirrje ta dorëzojnë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, pranë Zyrës së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës, kati 3.
Kontakti Blerina Gega – blerina.gega@fhf.edu.al
Afati për aplikim: nga data 07.03.2025 deri më 20.03.2025.
Formulari i aplikimit (shkarko)
Për të shkarkuar mandatin e pagesës së tarifës së aplikimit (shkarko)
Kriteret e aprovuara në departamente për kandidatët doktorantë në nënfushat përkatëse janë si më poshtë.
Nënfusha “Gjeografi” –
- Të ketë angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Gjeografi, Shkenca Humane, Shkenca Sociale, Shkenca Ekonomike, Shkenca Mjedisore, Shkenca Juridike, Shkenca Kompjuterike, Gjeodezi, Shkenca Agronomike, Gjeologji-Miniera, apo drejtime te tjera te lidhura me fushat e kerkimit doktoral sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MASR, dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barazvlefshëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente. Dokumenti që duhet dorëzuar është kopje e diplomave, të noterizuara.
- Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë. Dokumenti që duhet dorëzuar është listë notash e noterizuar.
- Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht,në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 10, datë 16.06.2023 “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 52, datë 3.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është certifikatë origjinale e gjuhës së huaj ose kopje e noterizuar.
- Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit.
- Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjëndje të zbatojë standardet shkencore dhe etike. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.
Nënfusha “Gjuhësi”-
- Të ketë angazhim akademik pranë një Institucioni të Arsimit të Lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Gjuhë dhe Letërsi, apo drejtime të tjera të lidhura me fushat e kërkimit doktoral, sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MAS, dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barazvlefshëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente. Dokumenti që duhet dorëzuar është kopje e diplomave, të noterizuara.
- Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë. Dokumenti që duhet dorëzuar është listë notash e noterizuar.
- Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 10, datë 16.06.2023 “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 52, datë 3.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është certifikatë origjinale e gjuhës së huaj ose kopje e noterizuar.
- Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;
- Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjiaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.
Nënfusha “Histori” –
- Të ketë angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Histori, Shkenca Humane, Shkenca Sociale, Shkenca Ekonomike, Shkenca Juridike, Marrëdhënie Ndërkombëtare , apo drejtime të tjera të lidhura me fushat e kërkimit doktoral sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MASR, dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barazvlefshëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente. Dokumenti që duhet dorëzuar është kopje e diplomave, të noterizuara.
- Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë. Dokumenti që duhet dorëzuar është listë notash e noterizuar.
- Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht,në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 10, datë 16.06.2023 “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 52, datë 3.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar – Dokumenti që duhet dorëzuar është certifikatë origjinale e gjuhës së huaj ose kopje e noterizuar.
- Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;
- Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjëndje të zbatojë standardet shkencore dhe etike. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.