15.9.2026

NJOFTIM ZYRTAR PËR STRUKTURËN E VITIT AKADEMIK 2026–2027


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i Universitetit të Tiranës njofton të gjithë studentët dhe stafin akademik se është miratuar kalendari dhe struktura zyrtare e vitit akademik 2026–2027 për programet e studimit Bachelor dhe Master (Shkencor dhe Profesional).

Për t'ju lehtësuar planifikimin akademik, më poshtë gjeni kalendarin e detajuar të procesit mësimor, periudhave të provimeve, riprovimeve dhe mbrojtjes së diplomave.

  1. PROGRAMI BACHELOR (Viti I, II, III)
  • Fillimi i procesit mësimor (Semestri I): 05 Tetor 2026 – 18 Dhjetor 2026
  • Pushimet e fundvitit: 19 Dhjetor 2026 – 03 Janar 2027
  • Vazhdimi i mësimit (Semestri I): 05 Janar 2027 – 29 Janar 2027
  • Sezoni i riprovimeve (Viti II & III): 25 Janar 2027 – 29 Janar 2027
  • Sezoni i provimeve (Semestri I): 01 Shkurt 2027 – 14 Shkurt 2027
  • Procesi mësimor (Semestri II): 15 Shkurt 2027 – 28 Maj 2027
  • Sezoni i riprovimeve (Viti II & III): 24 Maj 2027 – 28 Maj 2027
  • Sezoni i provimeve (Semestri II): 31 Maj 2027 – 13 Qershor 2027
  • Sezoni përfundimtar i riprovimeve (Viti III): 16 Qershor 2027 – 17 Qershor 2027
  • Provimi i diplomës / Mbrojtja e diplomës (Viti III): 22 Qershor 2027 – 25 Qershor 2027

 

  1. PROGRAMET MASTER (Master i Shkencave & Master Profesional)

 

Viti I Master (Shkencor & Profesional):

  • Fillimi i procesit mësimor (Semestri I): 19 Tetor 2026 – 18 Dhjetor 2026
  • Pushimet e fundvitit: 19 Dhjetor 2026 – 03 Janar 2027
  • Vazhdimi i mësimit (Semestri I): 05 Janar 2027 – 29 Janar 2027
  • Sezoni i provimeve (Semestri I): 01 Shkurt 2027 – 14 Shkurt 2027
  • Procesi mësimor (Semestri II): 15 Shkurt 2027 – 28 Maj 2027
  • Sezoni i provimeve (Semestri II): 31 Maj 2027 – 13 Qershor 2027

 

Viti II Master (Shkencor & Profesional):

  • Fillimi i procesit mësimor (Semestri I): 05 Tetor 2026 – 18 Dhjetor 2026
  • Pushimet e fundvitit: 19 Dhjetor 2026 – 03 Janar 2027
  • Vazhdimi i mësimit (Semestri I): 05 Janar 2027 – 29 Janar 2027
  • Sezoni i riprovimeve: 25 Janar 2027 – 29 Janar 2027
  • Sezoni i provimeve (Semestri I): 01 Shkurt 2027 – 14 Shkurt 2027
  • Procesi mësimor (Semestri II): 15 Shkurt 2027 – 28 Maj 2027
  • Sezoni i riprovimeve: 24 Maj 2027 – 28 Maj 2027
  • Sezoni i provimeve (Semestri II): 31 Maj 2027 – 13 Qershor 2027
  • Sezoni përfundimtar i riprovimeve: 16 Qershor 2027 – 17 Qershor 2027
  • Provimi / Mbrojtja e diplomës: 22 Qershor 2027 – 25 Qershor 2027

 

📌 UDHËZIME DHE SHËNIME TË RËNDËSISHME:

  1. Zëvendësimet për Vitin e Parë Master: Për studentët e vitit të parë Master, 2 (dy) javë mësmi do të zëvendësohen gjatë semestrit të parë sipas agjendave zyrtare të miratuara nga departamentet përkatëse.
  2. Praktikat në Terren / Institucione: Praktika profesionale/në terren llogaritet brenda javëve mësimore dhe planifikohet nga secili departament. Periudha e saktë e realizimit i njoftohet paraprakisht Zëvendësdekanit dhe Sekretarisë Mësimore.
  3. Ditët e Pushimeve Zyrtare: Ditët e pushimeve zyrtare që përkojnë gjatë semestrave do të zëvendësohen sipas agjendave individuale të përgatitura nga drejtuesit e departamenteve dhe të miratuara nga Zëvendësdekanët brenda muajit Tetor.

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i uron të gjithë studentëve dhe stafit akademik një vit të mbarë e të suksesshëm akademik!


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara