22.10.2026

Shtyhet me 48 orë afati i regjistrimeve për ciklin e parë të studimeve Bachelor


Njoftojmë të gjithë maturantët e interesuar se, sipas njoftimit më të fundit nga Rrjeti Akademik Shqiptar (RASH), afati i regjistrimeve për ciklin e parë të studimeve është shtyrë me 48 orë.

Në vijim të këtij vendimi, procesi i regjistrimeve nuk do të përfundojë ditën e sotme, por do të vazhdojë i hapur deri më 23 tetor 2026.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë si më poshtë:

a) Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;

b) Dëftesa / Diploma: Kopja e diplomës (me vulë elektronike/ose e noterizuar nëse është e viteve të mëparshme) së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave (ose dëftesa/diploma e fituar jashtë vendit e njësuar në MASR).

c) Mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit (fatura e arkëtimit shkarko këtu) dhe deklarata.

Deklarata plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore dhe nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.

Ju mirëpresim!


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara