25.9.2026

Njoftim: Regjistrimi në lëndën ekstrakurrikulare “Edukim Fizik” për vitin akademik 2026–2027, semestri 1


Bazuar në Vendimin e Senatit Akademik Nr. 49, datë 09.10.2023, “Për miratimin e përfshirjes së lëndës Edukim Fizik dhe Sport, si lëndë me zgjedhje ekstrakurrikulare, në ciklin e parë të studimeve ‘Bachelor’, në Universitetin e Tiranës”, studentët e ciklit të parë të studimeve Bachelor ftohen të bëhen pjesë e grupeve sportive.

Kjo veprimtari ekstrakurrikulare ofrohet pa pagesë dhe zhvillohet 2 (dy) herë në javë, duke u dhënë studentëve mundësinë të zgjedhin disiplinën sportive sipas interesit të tyre personal, si një element thelbësor për shëndetin, edukimin dhe zhvillimin individual.

Për të kryer regjistrimin, studentët duhet të plotësojnë formularin online duke ndjekur hapat e përcaktuar në linkun më poshtë:

https://forms.cloud.microsoft/Pages/ResponsePage.aspx?id=NhkHq6jtTEibPfvSHb0IJglUpxY7G7JNjjeGxFPfhrFUMUM2QlJIUEhKQkMySklHTlpVQlg3NFVYRy4u


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara