KZF FHF: Njoftim për studentët FHF dhe ISE


Të nderuar student,

Ju kujtojmë se:

Në zbatim të Ligjit 80/2015, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”; Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, neni 3, pika 6, “Çdo studentë aktiv i ciklit të parë dhe të dytë me kohë të plotë i FHF, UT, gëzon të drejtën e zgjedhjes së autoriteteve drejtuese:

  • për Rektor të UT-së;
  • për drejtues të njësisë përkatëse të UT-së (Dekan) dhe
  • për anëtar Senati Akademik të UT-së, përfaqësues i studentëve, nga kategoria “student”.

Ju mund të shprehni vullnetin Tuaj nëpërmjet votës, ditën e premte datë 21.06.2024, nga ora 08:00 – 16:00, në qendrat e votimit (KQV) pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!


 

Shpërnda lajmin: