Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Sot përbëhet nga gjashtë departamente, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre studimor në fusha si Histori, Gjeografi, Gjuhësi, Letërsi, Gazetari dhe Komunikim, Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore. Fakulteti ofron programe studimore të të gjitha niveleve.
I integruar në Universitetin Shtetëror të Tiranës që nga krijimi i tij në vitin 1957, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë sot ofron 6 programe studimi Bachelor, 13 programe të studimeve pasuniversitare Master i Shkencave dhe Master Profesional si edhe studime në nivelin doktoral.
Fakulteti ka në bazë të veprimtarisë së vet MENDIMIN SHKENCOR KRITIK në mbështetje të formimit pedagogjik dhe aktivitetit kërkimor. Aktivitetet akademike të promovuara nga departamentet synojnë të japin një kontribut të rëndësishëm në JETËN SOCIALE të vendit.
Stafi i Fakultetit tonë merr pjesë aktive në PROJEKTE KËRKIMORE në bashkëpunim dhe partneritet me kolegët e INSTITUCIONEVE TË HUAJA KËRKIMORE.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka si objektiv parësor përgatitjen e mësuesve, gazetarëve, studiuesve të historisë, të arkeologjisë, të trashëgimisë kulturore, të gjuhës dhe të letërsisë, të gjeografisë, të medias dhe komunikimit, nëpërmjet programeve dhe kërkimit shkencor.
Programet e ciklit të parë të studimeve “BACHELOR” dhe një program të integruar të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë:
Vendim 15, datë 27.02.2023,”Mbi miratimin e kuotave të pranimit në programet e studimeve të ciklit të parë Bachelor dhe në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, për vitin akademik 2023· 2024″
Tabela kuotat e pranimit për vitin akademik 2023-2024, në programet e studimit të ciklit të parë “BACHELOR” dhe një “PROGRAM TË INTEGRUAR” të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, me kohë të plotë.
Kuotat e plota në ciklin e parë të studimeve “BACHELOR” dhe një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë si dhe në ciklin e dyte te studimeve “MASTER”, per vitin akademik 2023-2024
(Kuotat për program të dytë studimi, kuotat për transferim studimesh, kuotat për shtetasit e huaj, kuotat për kandidatët me statusin e jetimit, kuotat për personat me aftësi të kufizuar; kuotat për kandidatët Romë, Ballkano Egjiptian, Trojet.) Referuar në vendimin e Senatit Akademik 15, datë 27.02.2023.
Kriteret e pranimit në ciklin e parë të studimeve Bachelor dhe një program të integruar të ciklit të dytë në Universitetin e Tiranës, për vitin akademik 2023-2024 kliko këtu…