FHF: Thirrje për aplikime për vitin akademik 2023-2024 për programin e doktoratës në Departamentin e Gjeografisë dhe në Departamentin e Historisë
Mbështetur në rregulloren “Për organizimin e programeve të studimit të doktoratës në Universitetin e Tiranës”, e miratuar nga Senati Akademik me vendim nr.8, datë 26.04.2021, vendimit të Rektorit të UT-së, prof.dr. Artan Hoxha, me nr. 3406 datë 13.12.2023 në bashkëpunim me Departamentet përkatëse, të Gjeografisë dhe të Historisë, hapen aplikimet për programin e Doktoratës për vitin akademik 2023-2024.
AFATI I APLIKIMIT: 16 Janar 2024 – 8 Shkurt 2024
Aplikimi për doktoratë do të bëhet pranë Zyrës së Sigurimit të Cilësisë së Brendshme dhe Karrierës (kati 3). Kontakti: blerina.gega@fhf.edu.al
Dosja e aplikimit dorëzohet çdo ditë punë nga ora 10:00-14:00.
Shkarkoni formularin e aplikimit këtu…
Shkarkoni mandatin e pagesës së tarifës së aplikimit këtu…
Departamenti i Gjeografisë, në mbledhjen e datës 22.12.2023, diskutoi mbi kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për t’u regjistruar në programin e studimit të Doktoratës, Nënfusha “Gjeografi”, dhe vendosi kriteret për aplikim, si më poshtë:
- Të ketë angazhim akademik pranë një Institucioni të Arsimit të Lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Gjeografi, Histori, Histori-Gjeografi, Trashëgimi Kulturore, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Humane, Shkenca Sociale, Shkenca Ekonomike, Shkenca Mjedisore, Shkenca Juridike, Shkenca Kompjuterike, Gjeodezi, Shkenca Agronomike, Urbanistikë, Planizim Urban, Rregullim Territori, apo drejtime te tjera te lidhura me fushat e kerkimit doktoral, sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MAS, dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barazvlefshëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente;
- Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë;
- Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar;
- Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;
- Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjëndje të zbatojë standardet shkencore dhe etike.
Departamenti i Historisë (kriteret e pranimit):
- Të ketë angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Histori, Shkenca Humane, Shkenca Sociale, Shkenca Ekonomike, Shkenca Juridike, Marrëdhënie Ndërkombëtare , apo drejtime të tjera të lidhura me fushat e kërkimit doktoral sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MASR, dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barazvlefshëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente;
- Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë;
- Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar;
- Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;