Aplikimi i teknologjisë Arc GIS Survey & GNSS nga studentët e Gjeografisë UT në ekspeditë studimore në Ditën e Ligatinave


Në kuadër të rezultateve të aktivitetit promovues të Gjeografisë në Kuvendin e Shqiperise dhe me mbeshtetjen e Kryesise se ketij Institucioni, Departamenti i Gjeografisë vijon aktivisht veprimtaritë e tij bashkëpunuese me Institucione të Qeverisjes Qëndore. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave dhe në përgjigje të thirrjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për bashkërendimin e aktiviteteve midis institucionesh në kuadër të  shpalljes së vitit 2024 si Viti i Pyjeve, Departamenti i Gjeografisë, UT organizoi ekspeditën studimore në terren me tematike “Identifikimi Gjeohapesinor i patologjive te drureve pyjore ne Parqet kombetare Ligatinore. Rast Studimi : Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta”. 

Studente të Departamentit te Gjeografisë te Universitetit te Tiranës moren pjese aktivisht ne kete ekspedite ku aplikuan teknologjinë GIS/GNSS/UAV, nen drejtimin e pedagogeve Prof.As.Dr. Sonila Sinjari, PhD Enkela Begu, Msc.Ornela Hasrama, Msc.Dritan Lloci, dhe Msc. Endrit Sallja. Aktiviteti u zhvillua ne bashkepunim me AKZM dhe me Ministrine e Turizmit dhe Mjedisit. Qellimi ishte perdorimi i teknologjive gjeohapesinore per monitorimin dhe identifikimin në kohë te patologjive te drureve, për të vlerësuar shkallën e dëmtimit dhe realizueshmërinë e masave mbrojtëse ndaj sipërfaqeve pyjore. Aplikacioni Arc GIS Survey, teknologjia GNSS, regjistrimet me DRON dhe rezultatet e marra nga teknologjia gjeohapesinore ne terren do t’i hapin rrugë aktiviteteve te ngjashme në sipërfaqe të tjera ligatinore për të mbështetur kuadrin e plotë të mbrojtjes së sipërfaqeve pyjore në hapësirat ligatinore në të gjithë vendin. Ky aktivitet do te vijoje me publikimin e produkteve hartografike ne mbeshtetje te temes si dhe objektivave finale te Vitit te Pyjeve 2024.


Shpërnda lajmin: