21.5.2026

Aleanca UNINOVIS hap aplikimet për edicionin e dytë të Programit të praktikës kërkimore


🔔Aleanca UNINOVIS ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e aplikimeve për edicionin e dytë të Programit të praktikës kërkimore (Research Internship) UNINOVIS për vitin akademik 2026/2027. Kjo nismë është krijuar për të nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe për të forcuar bashkëpunimin kërkimor ndërmjet institucioneve partnere në të gjithë aleancën. Duke lidhur studiues, doktorantë dhe profesionistë të inovacionit, programi synon të krijojë partneritete afatgjata shkencore dhe të forcojë komunitetin europian të kërkimit.
📌Thirrja e parë tashmë e hapur: shprehje interesi për studiuesit pritës
👉Faza e parë e programit është tashmë zyrtarisht e hapur. Studiuesit nga institucionet partnere të UNINOVIS që janë të interesuar të mirëpresin një studiues ftohen të paraqesin një shprehje interesi (Expression of Interest – EoI) duke propozuar një temë për praktikën kërkimore.
ℹAfatet: Raundi i parë për shprehjet e interesit — 18 maj deri më 18 qershor 2026.
ℹAplikimi : Faqja e WEB-it të Aleancës: UNINOVIS launches the II Call for Research Internships 2026/2027 | UNINOVIS UNINOVIS - Expression of Interest
📌Pas përfundimit të fazës së aplikimit, lista përfundimtare e mundësive të disponueshme për praktikat kërkimore do të publikohet më 25 qershor 2026 në faqen zyrtare të UNINOVIS dhe në website-t e partnerëve.
🎯Rreth programit.
Programi i praktikës kërkimore UNINOVIS mbështet mobilitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet studiuesve në kuadër të aleancës. Praktikat synojnë të:
· krijojnë marrëdhënie të reja shkencore;
· forcojnë bashkëpunimet ekzistuese;
· stimulojnë aktivitetet e përbashkëta kërkimore;
· inkurajojnë mundësi të ardhshme kërkimore ndërkombëtare.
📌Kush mund të marrë pjesë?
· Stafi akademik dhe kërkimor;
· Studentët e doktoraturës;
· Stafi administrativ dhe drejtues i përfshirë në aktivitetet e kërkimit dhe inovacionit.
📌Kohëzgjatja e Research Internship
👉Minimumi: 1 javë — Maksimumi: 12 javë.


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara