Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes së dytë për aplikime për bursa mobiliteti për studime për studentët e nivelit Bachelor dhe Master, për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027 pranë Universitetit Jan Kochanowski në Kielce, Poloni.
Universiteti pritës: Universiteti Jan Kochanowski në Kielce, Poloni (Informacion për studentët hyrës)
Lloji i mobilitetit: Shkëmbim studentësh për studime
Nivelet e aplikimit: Bachelor dhe Master
Kohëzgjatja: 1 semestër
Katalogu i programeve dhe lëndëve në anglisht:
Bursa mujore: 800 EUR/muaj për studentët;
Kostot e udhëtimit: Mbulohen nga universiteti pritës në vlerën 275 EUR;
Tarifat e shkollimit: Studentët përfitues përjashtohen nga çdo tarifë shkollimi në universitetin pritës (vazhdojnë të paguajnë vetëm tarifat e zakonshme të studimit/regjistrimit në UT).
Për studentët e nivelit Bachelor:
Për studentët e nivelit Master:
Shënim mbi Learning Agreement: Dokumenti përcakton lëndët që do të ndiqni në universitetin pritës (Tabela A) dhe njohjen e tyre në UT (Tabela B). Aplikanti duhet të plotësojë seksionin "Before the mobility" me lëndë të njëjta me ato të semestrit të dytë në fakultetin e tij. Dokumenti firmoset fillimisht nga aplikanti, nga koordinatori në departament, koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+.
Aplikantët duhet të dorëzojnë dosjen e plotë të dokumenteve:
Fizikisht (dorazi): Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë;
Elektronikisht: Të skanuara në adresën e e-mail-it: iro@unitir.edu.al.
Afati i fundit për aplikim: 23 Nëntor 2026, ora 10:00.
Për pyetje apo sqarime shtesë, mund të kontaktoni në: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .