Hapet thirrja për bursa Erasmus+ për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Pamukkale, Turqi


Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikime për bursa mobiliteti për studime për studentët e nivelit Bachelor dhe Master, për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027 pranë Universitetit Pamukkale në Turqi.

Detajet e Mobilitetit

  • Universiteti pritës: Universiteti Pamukkale (Turqi) [https://www.pau.edu.tr/pau/en]

  • Lloji i mobilitetit: Shkëmbim studentësh për studime

  • Nivelet e aplikimit: Bachelor dhe Master

  • Kohëzgjatja: 1 semestër (15 Shkurt 2027 – 18 Qershor 2027)

  • Katalogu i lëndëve/programeve: Konsultoni kalendarin dhe programet akademike KËTU.

Mbështetja Financiare dhe Tarifat

  • Bursa mujore: 850 EUR/muaj;

  • Kostot e udhëtimit: 309 EUR;

  • Tarifat e shkollimit: Studentët përfitues përjashtohen nga çdo tarifë shkollimi në universitetin pritës (vazhdojnë të paguajnë vetëm tarifat e zakonshme të studimit/regjistrimit në UT).

Dokumentet e Nevojshme për Aplikim

  1. CV;

  2. Kopje e pasaportës;

  3. Vërtetim studenti (në shqip dhe i përkthyer zyrtarisht në anglisht ose turqisht);

  4. Listë notash (në shqip dhe e përkthyer zyrtarisht në anglisht ose turqisht; studentët Master duhet të dorëzojnë edhe listën e notave të nivelit Bachelor);

  5. Letër motivimi (në anglisht ose turqisht, në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

  6. Certifikatë e gjuhës së huaj (anglisht ose turqisht, minimalisht niveli B1, në varësi të gjuhës së programit);

  7. Formulari i aplikimit (Application Form): Shkarko KËTU;

  8. Learning Agreement:

    • Shënim: Dokumenti përcakton lëndët që do të ndiqni në universitetin pritës (Tabela A) dhe njohjen e tyre në UT (Tabela B). Aplikanti duhet të plotësojë seksionin "Before the Mobility" duke përzgjedhur lëndë të përafërta me semestrin e dytë në UT. Dokumenti firmoset nga aplikanti, koordinatori akademik i departamentit, koordinatori i fakultetit dhe Koordinatori Institucional i Erasmus+ në Rektorat.

    • Formati i "Learning Agreement" mund të shkarkohet KËTU.

Procedura dhe Afati i Aplikimit

Aplikantët duhet të dorëzojnë dosjen e plotë të dokumenteve:

  • Fizikisht (dorazi): Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë;

  • Elektronikisht: Të skanuara përmes postës elektronike në adresën: iro@unitir.edu.al.

Afati i fundit për aplikim: 20 Nëntor 2026, ora 10:00.

Për çdo pyetje apo informacion shtesë, mund të kontaktoni Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!


Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara