16.03.2026

Thirrje e hapur për studentët – Bëhu Agjent i Ndryshimit të Gjelbër!


Studentët mund të aplikojnë ose të kontaktojnë Prof. Esmiralda Kolaneci për të marrë pjesë në projektin ndërkombëtar GEAR-UP TIRANA: Student Power for a Green & Sustainable Albania. Ky projekt, i financuar në kuadër të thirrjes së Eurorajoni Adriatiko-Jonian, synon të transformojë studentët në liderë aktivë të qëndrueshmërisë mjedisore dhe qytetarisë globale.

Rreth Projektit

GEAR-UP.AL është një projekt 6-mujor që do t'u ofrojë studentëve të zgjedhur një eksperiencë transformuese, duke kombinuar trajnime intensive, shkollë verore me punëtori në terren, mentorim profesional dhe mundësi reale advokimi publik e politik.

Çfarë Ju Ofron ky Projekt?

Workshop Intensiv: "Nga të Dhënat në Veprim" - Një workshop dinamik mbi gazetarinë mjedisore dhe storytelling-un dixhital, ku studentët do të mësojnë të analizojnë të dhëna komplekse mjedisore dhe t'i transformojnë ato në mesazhe bindëse për publikun dhe politikëbërësit.

Shkolla Verore 5-ditore "Green Futures Lab" - Trajnim intensiv teorik dhe praktik me eksperte kombëtarë e ndërkombëtarë, i pasuar nga 3 outdoor workshops për të studiuar direkt ekosisteme dhe sfida mjedisore reale.

Mikro-Projekte të Gjelbra - Çdo ekip studentësh do të zhvillojë mikro-projektin e vet mjedisor me udhëheqjen e mentorëve të specializuar. Do të krijohen të paktën 5 projekte konkrete që adresojnë sfidat lokale mjedisore.

Angazhimi Publik në Panairin e Javës Europiane - Studentët do të bëhen ambasadorë publikë, duke shpërndarë materialet e tyre informuese dhe duke angazhuar drejtpërsëdrejti qytetarët e Tiranës në dialogun mbi tranzicionin ekologjik.

Forumi Final: "Shaping Albania's Green Future" - Një forum publik me profil të lartë ku studentët do të prezantojnë rekomandimet e tyre.

Kush Mund të Aplikojë?

Thirrja është e hapur për studentët e të gjitha niveleve (Bachelor, Master), të cilët kanë interes për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së.

Çfarë do të Fitoni?

  • Njohuri të thelluara mbi SDG-të, Agjendën e Gjelbër dhe qeverisjen mjedisore globale;
  • Aftësi praktike në gazetarinë mjedisore, storytelling dhe komunikim publik;
  • Eksperiencë reale në hartimin dhe zbatimin e mikro-projekteve mjedisore;
  • Platformë reale avokimi para politikëbërësve dhe publikut të gjerë;
  • Rrjetëzim me studentë, ekspertë, OJQ-të dhe institucionet lokale;
  • Certifikatë zyrtare e pjesëmarrjes.

 

 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara