17.10.2025

FHF: Fituesit e programit të studimit “Master Profesional”, viti akademik 2025-2026


Njoftojmë fituesit e programit të studimit Master profesional të paraqiten pranë Sekretarisë për të kryer regjistrimin përfundimtar. Regjistrimi do të kryhet nga vetë studenti, me një dokument identifikimi, mandatin e pagesës së regjistrimit i cili shkarkohet këtu, si dhe formularin e regjistrimit (formulari) sipas një grafiku të caktuar:

Më datë 20 -21 tetor ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gjuhë Letërsi (Mësuesi);
Më datë 22-23 tetor ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në programin master Gjeografi (Mësuesi), Sistemi i Informacionit Gjeografik të Aplikuar;
Më datë 23-24 tetor ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Arkivistikë, Histori (Mësuesi), Gazetari Investigative dhe Guidë Turistike.

Për listën e plotë të fituesve Master profesional klikoni këtu…


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara