Zyra e Këshillimit të Karrierës


I dashur student i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë!

Të kërkosh një punë është një sipërmarrje e bukur, por edhe e vështirë. Kërkon shumë punë dhe njohuri specifike për tregun brenda të cilit dëshiron të jesh. Kërkimi i punës dhe planifikimi i karrierës nuk duhet të jetë rezultat i rastësisë, por duhet të projektohet dhe strukturohet mbi bazën e një analize të thelluar që ti i bën vetes dhe aftësive që ke.

Patjetër që aftësitë e marra prej ciklit të studimit në bankat e universitetit janë të rëndësishme, por kur del në tregun e punës, fokusi duhet të spostohet në analizën e tregut të punës për degën në të cilën je diplomuar, çfarë figurash profesionale kërkon ky treg dhe cilat kompetenca duhet të vihen në pah.

Këshilla e parë që do të të jap është që të reflektosh mbi interesat dhe pasionet e tua.  Mendo se cilat janë ato aktivitete që të përfshijnë plotësisht dhe të bëjnë të ndjehesh i përmbushur?

Fillo të analizosh vlerat e tua profesionale. Për shembull, disa prej jush kërkojnë të rriten profesionalisht, disa të tjerë preferojnë të japin kontribut në shoqëri, disa të tjerë gjykojnë të drejtë rritjen e fitimit financiar. Ajo çfarë dua të të them është se nuk ka vlera profesionale të drejta apo të gabuara, ka projekte në mendjen e gjithsecilit prej jush dhe mbi këtë projekt duhet të reflektosh.

Zyra e Këshillimit të Karrierës pranë Fakultetit, të vjen në ndihmë për të të ndihmuar në këtë reflektim të projektit tënd profesional. Ajo synon të të orientojë në rrugën drejt karrierës, bazuar në procesin tënd studimor dhe në pikat e të forta të personalitetit tënd.

Eshtë një shërbim Career Desk – që do të thotë se ofron një konsulencë e drejtpërdrejtë dhe në çdo kohë, për të ndërtuar në mënyrë të vetëdijshme një CV profesionale, një letër motivimi, përgatitjen për një intervistë pune, kërkimin në mënyrë specifike për oferta aktive në tregun e punës dhe për të të këshilluar se si të prezantohesh më së miri aty, jashtë dyrve të Fakultetit, për të qenë një kandidat ideal.

Zyra e Këshillimit të Karrierës pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë ofron këto shërbime:

  1. Shërbimi Career Desk – zyra mirëpret çdo ditë dhe ofron konsulencë të drejtpërdrejtë për çdo student, që dëshiron të krijojë në mënyrë efektive vetëmarketingun dhe për të qenë i mirëpërgatitur për tregun e punësimit. Kjo realizohet nëpërmjet temave:
  2. Si të shkruaj një e-mail zyrtar pune;
  3. Si të hartoj një Letër Motivimi;
  4. Modelet e CV dhe si ta shkruaj një të tillë që më përfaqëson;
  5. Me cilat tipologji të intervistave do të përballem;
  6. Si të sillem në një intervistë pune;
  7. Pse duhet të hap një profil LinkedIn;
  8. Faza e pas intervistës.
  9. Orë informuese në grup në ditë e orare të caktuara të realizuar nga vet zyra e Karrierës, me tema specifike referuar Karrierës. Studentët kanë mundësi të informohen rreth kanaleve rekrutuese për gjetjen punës që iu përshtatet, për rrjetet sociale dhe reputacionin që sot gëzon interneti për këto kohë “dixhitale”, ku komunikimi është më i shpejtë, më i lehtë, madje dhe intervistat e punësimit mund të bëhen drejtpërdrejt nga shtëpia, përmes skype apo profileve sociale.
  10. Për të patur një know-how edhe më profesional rreth temave të karrierës, Zyra organizon çdo vit “Javën e Këshillimit të Karrierës”, një aktivitet që kryhet me ekspertë të jashtëm të fakultetit, vendas e të huaj, bazuar një programi të caktuar, ku preken temat të tjera si: orientimi i tregut të punësimit vendas dhe atij ndërkombëtar, aftësitë e ndërsjellta që kërkohen, lidershipi brenda vetes dhe idetë inovative, rrugët për financimet e start-up-ve që vijnë prej studentëve, informacion rreth kontratave të punësimit, rëndësia e internshipeve dhe e punës vullnetare në Cv e një studenti.

Java e Këshillimit të karrierës 2021-2022 (te klikohet ku te veme nje tekst dhe foto qe po ta dergoj me vete) vendosim dhe certifikimin e studenteve)

Java e Këshillimit të Karrierës 2022-2023

Programi https://www.facebook.com/photo/?fbid=641059751366175&set=a.466992312106254

  1. Panairi i Punësimit

Përmes “Panairit të Punësimit”, që do të organizohet çdo vit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, synohet që institucioneve, kompanive, agjencive dhe OJF-ve t’u krijohen hapësirat e nevojshme për t’i njohur studentët me ofertat e tyre dhe me pritshmëritë e tregut të punës, mundësitë që ofron ky treg, procedurat për internshipe, praktika profesionale e punësime, si dhe për bashkëpunime të tjera me interesa të ndërsjella midis Fakultetit dhe kompanive.

Panairi i punësimit 2022 (te klikohet dhe kur hapet te kete tekstin dhe fotot)

E gjen tek ky link. Merri qe aty dhe mbivendosi

https://www.facebook.com/search/top?q=panairi%20i%20punesimit

“Pyetësori” për të diplomuarit

“Pyetësori” i punësimit të studentëve synon njohjen e rrugëtimit profesional të studentëve në periudhën pas përfunimit të studimeve mbi kalimin nga bota e arsimit në atë të punës. Ish studentët përfaqësojnë, nga njëra anë, një burim të dhënash për analizën krahasuese të performancës së kualifikimeve të ndryshme në tregun e punës dhe nga ana tjetër, një mjet i dobishëm për vlerësimin e efektivitetit të programeve të studimit.

Nëse je ish-student, lutemi ta plotësoni atë:

Linku i pyetesorit kliko këtu…

Zyra e Këshillimit të Karrierës ofron konsulencë e oferta punësimi edhe nëpërmjet rrjeteve sociale FB e Instagram, por edhe në zyrën (kati 3) që është në dispozicion të vazhdueshëm të  studentëve.

Fb FHF-Zyra e keshillimit te karrieres

Insta zyra_e_karrieres_fhf


Shpërnda lajmin: