Workshopi “Wiki – Albanology : një projekt i hapur edhe për të ardhmen” nga Departamenti i Gjeografisë i UT


Të premten në datën 10.12.2021 Departamenti i Gjeografisë i Universitetit të Tiranës do të mbajë Workshop-in “Wiki – Albanology : një projekt i hapur edhe për të ardhmen”. Workshopi do të paraqesë rezultatet e projektit “Wiki – Albanology” që po zbatohet nga Departamenti, si edhe do të planifikojë punën në vijim. Shtysa e këtij projekti ishte fakti që kjo enciklopedi po bëhet gjithmonë e më shumë pikë referimi e kërkimeve në nivel amator por jo vetëm, për cështje nga më të ndryshmet dhe nga grupe interesi nga më të ndryshmet, përfshirë edhe nxënës të arsimit parauniversitar, eventualisht studentë universitarë, por edhe të huaj që kërkojnë të dhëna për Shqipërinë apo elemente të gjeografisë, historisë, letërisë, së saj. Rrjedhimisht qëllimi i këtij projekti të zbatuar ishte I disafishtë: së pari u synua dhe u krye një analizë relativisht e detajuar shkencore e situatës së terminologjisë gjeografike, dhe edhe më gjerë asaj albanologjike, në enciklopedinë e hapur Ëikipedia në gjuhën shqipe. Nga analiza e situatës dhe e terminologjisë së përfshirë, u evidentuan të paktën dy elemente kryesorë: së pari që mungojnë shumë temra-artikuj, së dyti që termat prezente janë të paplotë ose të pasaktë, dhe së treti se numri i termave ose artikujve në gjuhën shqipe është 8 herë më i ulët se numri i artikujve të shkruara në gjuhën serbe, cka nënkupton një prapambetje të plotësimit të Enciklopedisë së lirë nga kërkuesit shqiptarë. Së dyti, u synua dhe u punua për një pasurim me disa dhjetëra artikuj të rinj shkencërisht korrektë, të strukturuar mbi kritere shkencore, qëllim për të cilin u angazhuan anëtarë të Departamentit sipas fushave të kërkimit si edhe studentë të nivelit Master. Per kete qellim u krijua llogaria elektronike e dedikuar Wiki-Albanology ku keto terma jane publikuar ne formen e artikujve shpjegues, dhe terma të rinj do të krijohen dhe publikohen vazhdimisht nga kjo llogari elektronike brenda enciklopedisë. Së treti synohet në vijim që kjo bërthamë e krijuar pune me pedagogë dhe studentë të konsolidohet dhe të zgjerohet edhe me kolegë nga Departamente të tjera të FHF apo më gjerë të UT. Pasurimi i Wikipedias në shqip është një vlerë e shtuar edhe për të gjithë të interesuarit, që nga individët e thjeshtë deri tek institucione të ndryshme të pushtetit qëndror dhe vendor, projekte, mësimdhënës në fushën e gjeografisë dhe më gjerë. Workshopi që do te zhvillohet ne mjediset e Auditorit “Conrad Adenauer” në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në orën 13:30 – 16.30 në formatin hibrid do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë ata që deshirojne te njihen me shume me arritjet dhe rendesine e ketij projekti apo që duan të jenë kontributorë në të ardhmen e afërt. Në Workshop po ashtu do të diskutohet për vijimësinë e punës dhe për zgjerimin e bërthamës së punës.


Si me poshte linku ne Teams:

https://teams.microsoft.com/_#/school/conversations/General?threadId=19:_WtC6BdEeOnWtLhDTgtHNVlocIgJ5PQ2V_EYD4eKomU1@thread.tacv2&ctx=channel

Shpërnda lajmin: