27.04.2026

Workshop ndërkombëtar i bashkëorganizuar nga FHF-UT dhe IGU-UGI


Në datat 21-23 Maj 2026 në mjediset e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë do të mbahet Workshopi Ndërkombëtar “Rural Landscape Planning and Spatial Governance. The Role of Local Government in the Management and Enhancement of Heritage Landscapes”.

Workshopi organizohet nga Departamenti i Gjeografisë i Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me IGU – UGI, Unionin Gjeografik Ndërkombëtar, përkatësisht me njërin nga Komisionet e këtij Unioni, Komisioni për Gjeografinë e Governancës. Workshopi do të jetë në modalitetin hibrid, dhe do të konturohet me një ditë të plotë me referime në pesë seksione të ndryshme tematike, dhe në vijim me dy ditë studim në terren. Do të mbahen gjithsej 22 referime, nga 35 autorë dhe bashkëautorë, pëfshirë profesorë të shquar të gjeografisë, të shkencave të peizazhit, dhe të trashëgimisë kulturore e natyrore, nga mbi 12 universitete të ndryshme, nga 7 vende të botës si Itali, Slloveni, Francë, Greqi, Tunizi, Shqipëri, Portugali.

Ky Workshop do të kontribuojë në ndërkombëtarëzimin e mëtejshëm të Universitetit të Tiranës. Workshopi do të mbështetet me logjistikë dhe me organizim nga Fakultetit i Historisë dhe i Filologjisë.

Klikoni këtu për agjendën e Workshopit...


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara