24.04.2025

Work and Study 2024-2025


Përmbyllet “Work and Study” 2024-2025, panairi informues i dedikuar të rinjve mbi mundësitë dhe rrugëtimin e tyre universitar. Ky aktivitet udhëtoi në të gjitha qarqet kryesore të vendit përgjatë muajit mars, për t’u përmbyllur në Tiranë, në ambientet e Piramidës, ku maturantët patën mundësinë të njiheshin nga afër me programet e studimit që ofron Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, nëpërmjet përfaqësisë së Universitetit të Tiranës.

Fakulteti ynë u përfaqësua në këtë panair nga Zyra e Këshillimit të Karrierës, ku këshillueset e karrierës ofruan informacion të detajuar mbi programet e studimit, mundësitë e shkëmbimeve ndërkombëtare Erasmus, klubet studentore, programet prioritare, bursat e studimit, si edhe mbi stafin akademik të kualifikuar dhe aktivitetet mbështetëse që fakulteti vë në dispozicion të studentëve. Interesi i maturantëve ishte i lartë, duke e kthyer këtë panair në një hapësirë të rëndësishme orientimi dhe informimi për zgjedhjet e tyre të ardhshme akademike.


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara