05.01.2026

WISE-EU: Thirrje për aplikim për pjesëmarrje


Moduli Jean Monnet “WISE-EU”, i shpallur fitues në thirrjen ERASMUS-JMO-2025- MODULE, hap thirrjen për aplikim në vitin e parë të zbatimit të tij.

Moduli do të zhvillohet në formën e një kursi online, ku do të ndërthuren njohuri nga shkencat sociale, ekonomike, mjedisore dhe të teknologjisë SIG/RS. Studentëve dhe të interesuarve të tjerë do t’u ofrohen njohuri dhe modele bashkëkohore të menaxhimit të qëndrueshëm të ligatinave shqiptare, në përputhje me direktivat e BE-së.

Janë të ftuar të aplikojnë studentë të programeve master, doktoraturë, si dhe gjithë të interesuarit e tjerë që duan të marrin njohuri në lidhje me Ligatinat dhe përdorimin e tyre sipas parimeve të qëndrueshmërisë përmes praktikave për ruajtjen dhe restaurimin.

Apliko këtu...

Periudha: Shkurt-Prill 2025 (1 herë në javë, pasdite)

Vendi: Online.

Ndjekja e Modulit është pa pagesë!

Do të kenë përparësi studentët e diplomuar ose janë në programet master dhe studime doktorale.

Për çdo pyetje ose paqartësi kontaktoni Prof. asoc. Dr. Sonila Papathimiu në adresën e email-it: sonila.papathimiu@fhf.edu.al

Në përfundim të modulit pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë.

Stafi i projektit ju uron sukese në aplikim!


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara