Vizitë studimore e delegacionit gjerman në Departamentin e Historisë


Në 22 maj 2019, një delegacion nga Gjermania i përbërë nga historianë, studiues, gazetarë dhe drejtues muzesh, zhvilloi një vizitë në Departamentin e Historisë. Në krye të delegacionit ishte drejtuesja e Fondacionit Federal për studimin e diktaturës komuniste në ish – Gjermaninë Lindore, znj. Anna Kaminsky. Në takim u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta si dhe mbi çështje që lidhen me trajtimin e periudhës totalitare në Shqipëri nga ana e studiuesve shqiptarë.

Shpërnda lajmin: